Emina Çunmulaj vazhdon me promovimin e këngëve dhe valleve shqipe në rrjetet sociale.

Modelja shqiptare këto ditë i ka publikuar disa fotografi në anijen e re të burrit të saj, biznesmenit Sam Nazarian.


Ndërsa nuk ka munguar edhe një video, në të cilën shfaqet duke vallëzuar mbi anije me këngëtarin Albert Stanaj.

Në prapavije dëgjohet kënga e Capital T, “Hatixhe”.

“Kështu është kur je shqiptar. Duke vallëzuar shotën në një anije në Miami me Stanajn”, ka shkruar modelja. /Telegrafi/