Si shumë njerëz në të gjithë botën, ajo ka ngecur në shtëpi nga pandemia vdekjeprurëse e coronavirusit.

Por, Emily Ratajkowski e shfrytëzoi maksimumin e izolimit të saj të premten, duke postuar fotografi në markën e të brendshmeve të saj.


'Në shtëpi me dantella', modelja 28-vjeçare e ka përshkruar fotografinë ku duket në top formë në të brendshmet e zeza të markës 'Inamorata'.

26516828 0 image a 41 1585376056995 Emily Ratajkowski (Foto: Instagram)

Ratajkowski gjithashtu po e mban veten tejet aktive duke bashkëvepruar me fansat në rrjetet sociale.

Aktorja të mërkurën realizoi një pyetësor me fansat në Instagram, madje dikush prej tyre e pyeti nëse ajo dëshironte të kishte fëmijë në të ardhmen.

"Po! Thjesht kam shumë gjëra që dua të bëj me jetën time dhe dua të jem nëna më e mirë... kështu që do të shohim", ishte përgjigja e saj.

26516830 0 image a 42 1585376062976 Emily Ratajkowski (Foto: Instagram)

Së fundmi, aktorja 28-vjeçare u hap për disa nga problemet që kishte përjetuar vitin e kaluar, duke e quajtur 2019 si një nga vitet më të vështira të jetës së saj. /Telegrafi/