LAJMI I FUNDIT:

Emigrantë në Vlorë, nxënësit nga Moldavia dhe Bjellorusia mësojnë në Shqipëri

Emigrantë në Vlorë, nxënësit nga Moldavia dhe Bjellorusia mësojnë në Shqipëri

Masha Paramonova nga Moldavia  së bashku me familjen e saj ka më shumë se një vit e gjysmë që jeton në Vlorë.

Ajo është nxënëse në klasën e tetë në shkollën Avni Rustemi  ku ka mësuar shumë mirë edhe gjuhën shqipe në fare pak kohë.


Prindërit e Mashës kanë hapur një agjenci turistike ndërsa vëllai studion në shkollën e mesme tregtare në Vlorë.

Masha nuk është e vetmja nxënëse nga ish republikat sovjetike që jeton në qytetin bregdetar. Ajo është shoqe me Uljanën nga Bjellorusia që mëson në të njëjtën shkollë bashkë me të vëllanë Platonin.

“Mua më pëlqen Vlora. Kam katër muaj këtu dhe po mësojmë gjuhën”, tha Platoni.

“Nxënësit janë shumë të mirë dhe na ndihmojnë të mësojmë gjuhën Shqipe”, u shpreh Uljana.

Nxënësit nga lindja e ndjejnë veten shumë mirë në shkollën shqiptare dhe tashmë u duket sikur janë në vendin e tyre.

Familjet nga Moldavia dhe Bjellorusia që kanë emigruar në Vlorë ku si fillim kishin kaluar pushimet janë të kënaqur me jetën e re dhe thonë se nuk duan të ikin më nga qyteti bregdetar./TCh

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori