LAJMI I FUNDIT:

Emërohet bordi i ri i ndërmarrjes “Trepça”

Emërohet bordi i ri i ndërmarrjes “Trepça”

Qeveria e Kosovës sot emëroi Bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes “Trepça”, ku kryetar i Bordit u zgjodh Bahri Hyseni.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur se përbërja e këtij Bordi do të ketë mandat deri në emërimin e një bordi me mandat të plotë.


Kryetar i bordit u zgjodh Bahri Hyseni, ndërsa si anëtarë janë emëruar Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi, Shyqri Sadiku. /Telegrafi/