LAJMI I FUNDIT:

Me emër e mbiemër, kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Fehmi Berisha?

Me emër e mbiemër, kush janë shqiptarët e UDB-së që i përmendi Fehmi Berisha?

Fehmi Berisha, ish i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka zbuluar emrat e disa prej shqiptarëve që kanë shërbyer në UDB, shërbimin sekret jugosllav, dhe që kanë qenë të përfshirë në torturimin e tij.

Këta individë kanë luajtur role të ndryshme gjatë arrestimit, hetimeve e torturave që Berisha ka përjetuar.

Ish i burgosuri politik Berisha ka përmendur emrat mëposhtëm si pjesë e UDB-së:


Lorenc Selmani – Një nga hetuesit e sigurimit që ka marrë pjesë në arrestimin e tij.

Shaban Zeqiraj – Një hetues që sipas Berishës nuk e ka torturuar gjatë hetimeve në Prishtinë.

Sabah Muhaxheri – Një tjetër hetues që, bashkë me Zeqirajn, nuk e ka torturuar.

Asllan Sllamniki – Hetuesi famëkeq që ka filluar torturat e dhunshme ndaj Berishës.

Bezhgjet Bezhgjeti – Ndihmës i Sllamnikut nga Shkupi, i njohur për brutalitetin e tij, por Berisha dyshon se ky ka qenë shqiptar, pasi sipas tij, nuk fliste mirë shqip.

Bafti Jakupi – Një tjetër ndihmës i Sllamnikut, profesor i fizkulturës nga Medvegja, që ka marrë pjesë në torturat.

Musa (Baleci ose Bajgora?) – Një person tjetër që Berisha përmend në listën e torturuesve, por për të cilin nuk është i sigurt për mbiemrin e saktë.

Gjatë intervistës, Berisha përshkroi në detaje torturat brutale që ka pësuar, ku serbët e mbanin të lidhur ndërsa shqiptarët e godisnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda.

Torturat ishin të përnatshme dhe vazhdonin deri në ora 3 të mëngjesit, ndërsa hetimet bëheshin dy herë në ditë ka treguar Berisha në “Debat Plus”.

“Hetimet kanë qenë dy herë në ditë (…) kurse torturat natën, si u fikshin dritat të thirrshin Berisha eja, torturat vazhdonin deri në ora 3 të mëngjesit (…) Këta tre (Sllamniku, Jakupi e Bezhgjeti) më kanë maltretuar, ka pasur edhe serbë, po atyre nuk kam arritur me ua mësu emrat. Ata (serbët) më kanë mbajtë, këta (shqiptarët) më kanë maltretuar”, ka treguar Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog

Politikë
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook

Lajme
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së

Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së

Lajme
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim

Lajme
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë

Lajme
Kalo në kategori