LAJMI I FUNDIT:

Embargoja ndaj naftës ruse do ta dëmtojë më shumë Vladimir Putinin sesa BE-në

Embargoja ndaj naftës ruse do ta dëmtojë më shumë Vladimir Putinin sesa BE-në

Pas disa hezitimeve, Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shumicën e importeve të naftës ruse. Zëvendësimi i naftës së papërpunuar Urals me Brentin më të shtrenjtë pritet të rrisë faturën tashmë të “kripur” të energjisë. Megjithatë, masa do të zvogëlojë burimin më fitimprurës të të ardhurave të Moskës nga eksporti dhe do të ndihmojë në pengimin e makinerisë ushtarake të Vladimir Putinit.

Paketa e re e sanksioneve të BE-së është zyrtarizuar nga udhëheqësit evropian ku përfshinë një ndalim të menjëhershëm të 75 për qind të importeve të naftës së papërpunuar ruse. Kjo do të rritet në 90 për qind deri në fund të vitit. Embargoja e pjesshme synon të lejojë Hungarinë kundërshtare dhe vendet e tjera pa dalje në det të vazhdojnë të importojnë naftë ruse përmes tubacionit.

Zëvendësimi prej 75 për qind me Bretin prej 120 dollarë për fuçi do të nënkuptonte një kosto shtesë prej të paktën 2 miliardë dollarësh në muaj.


Megjithatë, embargoja është ende e rëndësishme. Eksportet ruse të naftës së papërpunuar dhe kondensatës arritën në 110 miliardë dollarë, më shumë se një e pesta e të ardhurave të përgjithshme të eksportit të mallrave të Moskës në vitin 2021. Edhe pse nafta mund të transportohet më lehtë diku tjetër sesa gazi, Rusia po “lufton” për të zëvendësuar plotësisht eksportet e humbura të BE-së.

Embargoja e BE-së do të dekurajojë cisternat jo-ruse nga transportimi i naftës së papërpunuar të Moskës.

Rusia mund të fitojë të paktën 8.1 miliardë dollarë në muaj duke eksportuar 3 milionë fuçi naftë në ditë në BE me çmimet aktuale të naftës Urals.

Analistët e RSTAD thonë se Moska mund të jetë në gjendje të ridrejtojë në rastin më të mirë, 1 milion fuçi të destinuara më parë për BE-në, duke nënkuptuar se eksportet prej 3 milionë fuçi do të tkurren shpejt në vetëm 1.75 milion fuçi. Kjo do të thotë se humbjet prej të paktën 3.4 miliardë dollarë në muaj në fazën fillestare të embargos ose pak më shumë se 40 për qind e të ardhurave mujore të vlerësuara të Moskës nga eksportet e BE-së. Kjo humbje mund të rritet në të paktën 4.5 miliardë dollarë në muaj sapo të fillojë ndalimi i plotë i BE-së.

Pra, embargoja e naftës e BE-së do të dëmtojë më shumë Vladimir Putinin sesa Evropën.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar në parim që të shkurtojnë 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia. Rreth 10 për qind e importeve do të përjashtohen përkohësisht nga embargoja e BE-së për të ndihmuar vendet pa dalje në det, si Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Ekonomi
Kalo në kategori