LAJMI I FUNDIT:

Elvana Gjata vjen në Prishtinë me performancë live

Elvana Gjata vjen në Prishtinë me performancë live

Të gjithë i kemi dëgjuar këngët e saja dhe hitet që i ka krijuar na kanë përcjellë gjatë, e më 14 korrik, banka ProCredit na fton ti këndojmë këto hite bashkë këngët e albumit të ri. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme shqiptare Elvana Gjata.

Ajo kthehet në skenën kosovare, më saktësisht në koncertin tradicional vjetor të verës organizuar nga Banka ProCredit, që do mbahet në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Ajo nuk do të jetë e vetëm, por e shoqëruar me live bend dhe ekipin e valltarëve gjatë gjithë përformancës, duke dhuruar një eksperiencë unike, e duke i kënduar bashkë me publikun, hitet e saj më të reja.

Programi do te fillojë ne orën 19:00, ku koncerti do të përfundojë me një shfaqje të fishekzjarrëve të sinkronizuara me muzikë.

Pjesëmarrja është e hapur dhe falas për të gjithë. /Telegrafi/