LAJMI I FUNDIT:

Elvana Gjata në 15-të momentet e arta të saj (Foto/Video)

Elvana Gjata në 15-të momentet e arta të saj  (Foto/Video)

Elvana Gjata feston sot 29-vjetorin e lindjes dhe ndërkohë që rritja e saj si artiste vijon gjithnjë e më vrullshëm, le të kthejmë kokën pas për të rikujtuar 15 nga momentet më të arta të karrierës së saj.

1. Shfaqja e parë në ekran në “Ethet e së Premtes Mbrëma”
Të gjithë e mbajnë mend vajzën e ndrojtur adoleshente që u përlot para jurisë së talent shoë-t të famshëm për shkak të një luhatjeje intonacioni. Por pavarësisht kësaj, ajo ia doli të merrte po-të e jurisë dhe të bëhej pjesë e spektaklit që shumë shpejt do ta katapultonte në industrinë e muzikës.

687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031362f30322f30332f31393765356230373139306665643062396136636134653730393430666338312e6a7067

2. Revolucion në stil me “Mamës”

Videoklipi që i dha asaj në mënyrë të menjëhershme statusin e këngëtares së suksesshme. Me një stil ndryshe nga ai që publiku ishte mësuar të shihte zakonisht në ekranet shqiptare, Gjata solli një frymë perëndimore jo vetëm në muzikë por edhe në videoklipe.

3. Performanca e “Ku jeton dashuria ime” në “Kënga Magjike”
Një performancë që do të mbetej për një kohë të gjatë në kujtesën e publikut për interpretimin e ndjerë të baladës së saj të parë.

4. Kopertina e rekordeve në “Anabel”
Mbi 24.500 vetë kanë klikuar butonin “like” brenda disa orësh duke shënuar një rekord për kohën. Kopertina e vitit 2009 e realizuar nga fotografi Geljant Kaleci, e solli Elvanën më një pamje të re gati futuriste, aq të pëlqyer sa ky numër i revistës është botuar për herë të dytë për shkak të shitjeve të mëdha.

687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031362f30322f30332f34623835626230613031303836363734316437306139623966663631646661612e6a7067

5. Balkan Music Awards
Përveç skenave shqiptare ajo “dogji” dhe skenën e Balkan Music Awards ku së bashku me Flori Mumajesin dhe Fugën, do të përfaqësonin Shqipërinë.

6. Një sukses me “Afër dhe larg”
Imazhi i Elvana Gjatës e veshur me një kostum burrash teksa futej në nëj pishinë në Santorini edhe sot mbetet një nga sekuencat më të mira përsa i përket videoklipeve shqiptare.

7. Fitorja në “Top Fest 8”
Interpretimi i Elvanës në “Top Fest” kishte vite që pritej nga publiku dhe për herë të parë, ajo mori pjesë në edicionin e 8 të festivalit, duke rrëmbyer menjëherë çmimin e parë me baladën “Me ty”, kushtuar këngëtares Emmy, që vetëm pak kohë më parë kishte humbur jetën.

8. Triumfi në “Dancing With The Stars”
Edicioni i tretë i “Dancing With The Stars” do t’i jepte mundësinë asaj të shprehte më në fund edhe talentin e saj në kërcim. Vallja e “Festë të madhe ka sot Shqipëria” apo tango mbresëlënëse me partnerin e kërcimit Gerd Vaso, ishin ndër performancat që do të mbeteshin më gjatë në mendjen e publikut dhe që në fund do t’i sillnin asaj fitoren.

9. Performanca në “100 vjet muzikë”
Një interpretim rrënqethës që ka bërë që video e kësaj performance të jetë ndër më të klikuarat të këngëtares.

10. Live sessions
Në vitin 2014, për herë të parë në industrinë e muzikës shqiptare, Elvana Gjata ka publikuar në të njëjtën kohë 5 këngë të reja të kënduara live në një sesion akustik.

11. Kopertina e “Velvet”
Pas suksesit në Shqipëri, Elvana Gjata do tëshihej edhe në kopertinën e revistës me famë ndërkombëtare “Velvet” edicioni italian, në një set fotografik së bashku me fotografin e saj të besuar, Eugenio Qose.

687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031362f30322f30332f62666634346231623435303735636261313865313238613462613733383437312e6a7067

12. Çmenduria e “1,2,3 puthe”
Kënga që do të bëhej hit në të gjithë club-et shqiptare gjatë vitit 2014, jo vetëm e solli Elvanën më ekstravagante në pamje, por e shndërroi edhe në një fenomen të Instagramit ku të gjithë, nga të famshmit e deri tek njerëzit e zakonshëm, kanë postuar me qindra foto me hashtag-un #123puthe.

13. Një metamorfozë e vazhdueshme
Kalimi nga një etapë e karrierës së saj në një tjetër duket si një udhëtim në kohë për shkak të transformimeve që ajo sjell jo vetëm në pamje por edhe në muzikë, dy elemente këto që janë gjithnjë të sinkronizuar deri në detaje. Që nga pamja futuriste e “Hi tech” dhe “Mamani nejën” duke vijuar me stilin e Hollivudit të vjetër tek “Nuk janë më”, me stilin e viteve ’70 te “Disco Disco” dhe dke rikthyer nostalgjinë e viteve ’90 me këngën “1990”.

687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031362f30322f30332f30366639653834353134356561396234306666323930363164343536356561342e6a7067

14. Mania “Love me”
Padiskutim hiti më i madh i verës 2015 bashkëpunimi i saj me Brunon me një videoklip që për herë të parë është xhiruar tërësisht me kameran e një smartphone-i. Sekuencat e ngadalta që shihen në video u kthyen menjëherë në një trend në rrjetet sociale dhe llok-u i saj gjithashtu.

15. Himni i ri i kombëtares
Projekti i saj më i fundit muzikor e sjell Elvanën në formë patriotike me himnin e ri të kombëtars shqiptare të futbollit. Një projekt gjigand me qindra pjesëmarrës në videoklipin e xhiruar në Kosovë dhe Shqipëri./Anabel.al/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori