LAJMI I FUNDIT:

“ELTING Electronics” vazhdon fuqishëm në treg

“ELTING Electronics” vazhdon fuqishëm në treg

“ELTING Electronics” është njëra ndër kompanitë më të vjetra të industrisë së IT-së në Kosovë, pasi që është në treg qysh prej vitit 1984. Si e tillë, ajo ishte e para kompani private në projektim,instalim,shërbime dhe mirëmbajtje të sistemeve të radio-telekomunikimit, sistemeve audio-vizuale dhe sistemeve të sigurisë së lartë.

Sot Kompania “ELTING Electronics” ka një traditë 33 vjeçare në tregun e Kosovës, me një ekspertizë të gjerë vazhdon të jetë e pranishme në tregun e Kosovës dhe të ofrojë shërbimet e sistemeve të radiotelekomunikimit, radio-sistemeve mikrovalore, sistemeve të përkthimit simulant dhe konferencial, CCTV, kontrollit të qasjes dhe sistemeve të sigurisë.


Pas vdekjes së themeluesit të saj, Durmishali Smani, menaxhimin e kompanisë e kanë marrë vajzat e tij.

Arta Smani-Pakashtica, menaxhere në kompaninë “ELTING Electronics” ka thënë gjatë një bisede për Telegrafin se përkundër që është kyçur vonë në menaxhimin e kompanisë, janë duke vazhduar me mjaft suksese.

“Në kompani jam kyçur para pesë viteve, por jo direkt në menaxhim. Me vdekjen e babit para një viti e gjysmë, ka ndërruar gjithçka edhe në kompani. Së bashku me motrën kemi vendosur që ta vazhdojmë traditën e babit i cili e ka themeluar, e ka zhvilluar dhe e ka menaxhuar kompaninë për 33 vjet me mjaft sukses”, thotë ajo.

Smani-Pakashtica ka treguar se për të kontrolluar dhe menaxhuar sa më mirë kompaninë i kanë ndarë sektorët me motrën. “Për të menaxhuar një kompani të teknologjisë Informative, është shumë e vështirë në tregun e Kosovë ku dihet që Elting merret me pajisje dhe shërbime të Teknologjisë Informative si radiokomunikim, telekomunikim, komponente pasive, pajisje për konferenca, pajisje të sigurisë zgjerimin e rrjeteve, shtrimin e rrjeteve LAN.

Smani–Pakashtica duke shtuar se për shkak të sukseseve edhe kualitetit të kryerjes së punëve “ELTING Electronics” është e certifikuar me ISO 9001:2015. E puna e gjatë në tregun e Kosovës ka bërë që ata t’i kenë klientë institucionet dhe kompanitë më të rëndësishme në vend.
“Fokusimi ynë deri më sot është sistemi i prokurimit, projektet qeveritare dhe joqeveritare për ndërkombëtarë e vendorë përmes partnerëve tanë si Panasonic, Motorola,Proline etj”.

Disa prej klientëve të kompanisë “ELTING Electronics” janë: Qeveria e Kosovës, të gjitha ministritë, Policinë e Kosovës, Gjykatat e Kosovës, EULEX-in, Ambasadat të cilat gjenden në Kosovë si dhe kompani të tjera të mëdha në vend.

Ajo ka treguar se në fillim ka qenë e vështirë për tu kyçur dhe menaxhuar kompani, pasi sektori i teknologjisë informative dominohet nga meshkujt. “Tregu është vazhdimisht në zhvillim ku kjo varet nga investimet siç varet edhe kompania jonë prej tyre. Ne kemi mundësi zhvillimi aq sa mund të rriten investimet, derisa në të ardhmen e afërt kur mendojmë të orientohemi në tregun e sektorit privat”.

Aktualisht kompania “ELTING Electronics” ka të punësuar një staf të punonjësve i cili është mirë i përgatitur, ku në të ardhmen, me rritjen e kompanisë planifikojnë që ta rrisin edhe numrin e të punësuarve.

Një problem në Kosovë sipas menaxheres në kompaninë “ELTING Electronics”, Arta Smani–Pakashtica mbetet mos prodhimi i pajisjeve të teknologjisë informative në vend, si dhe ngarkesa e kompanive që merren me këtë fushë me TVSH dhe Doganë, gjatë importit të produkteve nga jashtë.

Të gjitha produktet me të cilat punojnë i importojnë nga Japonia, Amerika e shtete të tjera.

“Pa strategji për përkrahjen institucionale me politika fiskale nga Ministria e Financave dhe nga sistemi bankar në sferën e kreditimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, mendojë që është e vështirë të jemi konkurrentë në tregun e Kosovës dhe jashtë saj. Pasi që të krijohen disa kushte ekonomiko-fiskale, ne do të shkojmë tutje edhe në prodhim. Kur sistemi fiskal dhe përkrahja qeveritare të arrijnë në nivel për tu barazuar me kushtet si në shtetet e rajonit për sa i përket prodhimit, kur dihet se prej dizajnit deri tek prodhimi kalojnë 6 deri 9 muaj. Duke llogaritur që Dogana dhe TVSH mund të presin gjer në finalizim të produktit në treg, shfaqet problemi tjetër: duhet të paguhet kredia bankare kur interesat janë në nivel shumë të lartë. Pastaj kemi edhe problemin e transportit ku për momentin janë të kufizuara dy llojet e transportit: rrugor dhe ai ajror, ku të dyja janë të shtrenjta”, thekson Arta Smani–Pakashtica.

Me shpresë që në një kohë të shkurtër do të avancohen në formë institucionale disa nga problemet lartë përmendura, edhe qasja jonë në realizimin e synimit për ta rritur biznesin dhe për të hyrë në treg me produkte të finalizuar në Kosovë do të bëhet realitet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori