LAJMI I FUNDIT:

Elshani i PDK-së i përgjigjet Kurteshit: Kemi kërkuar hetim për vendvotimin në Fushë Kosovë

Elshani i PDK-së i përgjigjet Kurteshit: Kemi kërkuar hetim për vendvotimin në Fushë Kosovë

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani i është përgjigjur anëtarit të KQZ-së nga LVV-ja, Sami Kurteshi, i cili tha se ka pasur tentim për vjedhje industriale të votave.

Elshani theksoi se ata kanë kërkuar hetim të vendvotimit në Fushë Kosovë.


Ai tha se nuk dëshirojnë që të preket asnjë votë e qytetarëve dhe për këtë kanë kërkuar hetim nga QNR-ja.

“Në mbledhjen e kaluar kemi kërkuar që ky vendvotim të shkojë në hetim. Në fund të fundit për të drejtën e qytetarëve, ne nuk njohim komisioner i cilës parti është, nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket”, tha anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani.

“Ne nuk u deklaruam as si pro, as kundër këtij vendimi për këtë vendvotim, vetëm një raport të qartë se çka ka ndodhur. KQZ-ja ka përvojë dhe këtë përvojë duhet ta njohim e dimë. Jo të mendojmë se gjithçka fillon nga sot. Kemi pasur probleme por i kemi zgjidhur”, tha Elshani.

Tutje, ai insistoi që procesi të jetë transparent.

Kurteshi: Në Fushë Kosovë ka pasur përpjekje për vjedhje industriale të votave nga LDK dhe PDK
Lexo po ashtu Kurteshi: Në Fushë Kosovë ka pasur përpjekje për vjedhje industriale të votave nga LDK dhe PDK

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë se në një vendvotim në Fushë Kosovë ka pasur përpjekje për vjedhje industriale të votave.

Kurteshi, i cili u shpreh se votat është tentuar të vidhen nga komisioner të LDK-së dhe PDK-së.

“Në një vendvotim, në Komunën e Fushë Kosovës të quajtur Harilaq, komisionari i PDK-së dhe i LDK-së kanë filluar më i vulosë fletëvotimet e papërdorura, nga to qenkan 22 i ka marrë policia, do të thotë me vjedhë. Ne i vulosë pa qenë njerëzit. Kur është tërheq vërejtja i kanë shqyer. Ato ka ardhur dhe i ka marrë policia. A është kështu? Po flasim për diçka që është vepër e rëndë penale, krim dhe thonë jo këtu i kemi votat. S’keni vota kurrgjë as ju, keni përpjekje për vjedhje ashtu siç ka ngja deri tash. S’ka me ngja më. S’kemi me leju ma një gjë të tillë”, tha Kurteshi.

Kurteshi theksoi se nuk mund të vazhdojë puna me një vendvotim ku ai vendvotim është nën hetime. /Telegrafi/