Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk vazhdon të qëndroj në krye të listës për sa i përket njerëzve më të pasur të botës.
Sipas Bloomberg Billionaires Index, shkruan Telegrafi, Musk zotëron 311 miliardë dollarë pasuri, me një rritje prej 141 miliardë dollarë brenda një viti.
Debati rreth pasurisë së tij ka filluar kur shefi i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), David Beasley kishte thënë se një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë, me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë, duke marr shembull Muskun.
Dy përqindëshi i pasurisë së tij, i bie të ishte mbi 6 miliardë dollarë.
“Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz, që do të vdisnin nëse nuk i përkrahim. Nuk është e komplikuar”, kishte thënë Beasley.
Pas këtij reagimi, Musk është shprehur se nëse 2 për qind e pasurisë do ta zgjidhte problemin e urisë në botë, atëherë ai do t’i shesë aksionet e kompanisë.
“Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do ta zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj”, ka reaguar Musk, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, vetë shefi i WFP-së është shprehur se kjo vlerë e thënë nga Musk nuk e zgjidh këtë problem, por se do të shpëtonte 42 milionë njerëz që janë në prag të mbijetesës.
“Përshkrimi nuk është i saktë. Gjashtë miliardë dollarë nuk do të zgjidhin urinë në botë, por do të parandalojnë paqëndrueshmërinë gjeopolitike, migrimin masiv dhe do të shpëtojnë 42 milionë njerëz që janë në prag të mbijetesës. Një krizë e paprecedentë dhe për shkak të COVID-19/konflikteve/ngrohjes botërore”, ka shkruar Beasley.
Pasuria e Muskut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor
Elon Musk nga llogaritjet e fundit të Bloomberg, del të jetë njeriu më i pasur me 311 miliardë dollarë, duke lenë mbrapa rivalët e tij si Jeff Bezos nga Amazon me 195 miliardë dollarë, miliarderin e nga Franca, Bernard Arnault me 167 miliardë dollarë dhe Bill Gates me 136 miliardë dollarë.
Musk jo vetëm që është më i pasur se tetë vendet e Ballkanit Perëndimor të marra së bashku.
Nga të dhënat e Trading Economics, del se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i këtyre vendeve është 237.29 miliardë dollarë. Nga kjo llogaritje, Bullgaria është vendi që ka PBB-në më të madhe në rajon me 69.11 miliardë dollarë apo 8,743 dollarë për kokë banori.
Kroacia është vendi i dytë në Ballkan që ka PBB-në më të lartë për kokë banori me 15,204 dollarë me 55.97 miliardë dollarë.
Në vend të tretë është Serbia me një PBB prej 52.96 miliardë dollarësh apo 7,193 dollarë për kokë banori.
Larg vendit të tretë është Bosnja e Hercegovina, kur Prodhimi i Brendshëm i saj është 19.79 miliardë dollarë apo 6,077 dollarë për kokë banori.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet që kanë PBB të përafërt. Ku në Shqipëri, PBB për kokë banori është 5,064 dollarë me total prej 14.8 miliardë dollarë, ndërsa në Maqedoni të Veriut, Prodhimi i Brendshëm për kokë banori është 5,371 dollarë me një total prej 12.27 miliardë dollarë.
Kosova është vendi i parafundit në Ballkan që ka PBB-në e ulët. Prodhimi i Brendshëm i vendit tonë është 7.61 miliardë dollarë apo 4,230 dollarë për kokë banori.
Kurse në vend të fundit, nga tetë vendet e llogaritura del të jetë Mali i Zi me një PBB prej 4.78 miliardë dollarë apo 7,293 dollarë për kokë banori. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën