LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk dha lajmin e mirë për kroatët dhe serbët, por ata nuk pajtohen për një gjë me shefin e Tesla-s

Elon Musk dha lajmin e mirë për kroatët dhe serbët, por ata nuk pajtohen për një gjë me shefin e Tesla-s

Paralajmërimi i shefit të kompanisë Tesla, Elon Musk, se kompania të cilën ai udhëheq ka në plan një zgjerim të veprimit në Evropën Lindore, përfshirë edhe dy vendet e Ballkanit, Kroacinë dhe Serbinë, ka nxitur reagime.

Thënë më saktësisht, ajo që ka nxitur më shumë reagime ka qenë një pjesë e postimit të tij në Twitter, përcjell Telegrafi, në të cilën ai thotë se “Më në fund, do ta bëjmë krenar Nikola Teslan duke pasur makinat e tij në vendet e tij të origjinës!”.


“Shpresojmë të bëjmë hapjen në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund, do ta bëjmë krenar Nikola Teslan duke pasur makinat e tij në vendet e tij të origjinës!“, kishte shkruar Musk në Twitter.

Musk paralajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla edhe në dy vende të Ballkanit
Lexo po ashtu Musk paralajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla edhe në dy vende të Ballkanit

Kështu, përdorues të Twitterit, nga të dy vendet, Kroacia dhe Serbia “nuk janë pajtuar me një deklarim të tij”.

Përveç tjerash, kjo mund të shihet edhe nga dy komentet e tyre.

“Serbia duhet të jetë në vendin e parë nëse vendosni dhe respektoni Tesla. Faleminderit”, ka shkruar një përdorues i Twitter.

Por në të njëjtën linjë të mendimit me serbin, siç edhe mund të pritej, nuk ka qenë një kroat. “Vendi, jo vendet. Është Kroacia”, ka shkruar ai. /Telegrafi/