LAJMI I FUNDIT:

Elmi Aziri: Në RMV më lehtë mund të marrësh shtetësi si kriminel se sa të jesh lindur e rritur në këtë shtet

Elmi Aziri: Në RMV më lehtë mund të marrësh shtetësi si kriminel se sa të jesh lindur e rritur në këtë shtet

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencë për shtyp tha se “ditëve të fundit jemi dëshmitarë të skandalit të radhës që po ndodh në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) nën udhëheqjen e Oliver Spasovskit dhe kësaj Qeverie”.

“Skandali ka të bëj me pajisjen me shtetësi dhe dokumente udhëtimi për 214 kriminel dhe narkodiler të huaj. MPB fillimisht u ka mundësuar të pajisen me shtetësi të RMV-së, e pastaj u ka ndihmuar duke i furnizuar edhe me dokumente personale dhe ato të udhëtimit. Të gjitha këto dokumentacione janë lëshuar me identitete të rrejshëm me qëllim që të njëjtët të mund të fshihen dhe lirshëm ta zhvillojnë aktivitetin e tyre në rrjetin ndërkombëtar të krimit të organizuar”, thotë Aziri.


Sipas tij, në republikën e Maqedonisë së Veriut më lehtë mund të marrësh shtetësi si kriminel dhe shpërndarës i narkotikëve në rrjetin ndërkombëtar, sesa të jesh i lindur e rritur në këtë shtet.

“Edhe njëherë bëhet e qartë qasja fashizoide që ka pasur MPB në këto 30 vite ndaj qytetarëve të zakonshëm të cilët janë lindur e rritur në këtë shtet, duke i llogaritur si të rrezikshëm për sigurinë e shtetit e duke mos u dhënë shtetësi”, tha Aziri.

Ai pyeti Spasovskin dhe kryeministrin Zaev se me sa dëshmitarë e morën shtetësinë këta 214 kriminelë.

“Mos të harrojmë se po të njëjtit, Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev, ishin kundër ligjit për shtetësi të propozuar nga ASH-AAA, duke mos pranuar propozimet tona për lehtësimin e marrjes së shtetësisë për qytetarët”, tha Aziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori