LAJMI I FUNDIT:

Ellen DeGeneres nuk i mban lotët teksa flet për humbjen e mikut të saj, Kobe Bryant: Jeta është e shkurtër, shijojeni

Ellen DeGeneres nuk i mban lotët teksa flet për humbjen e mikut të saj, Kobe Bryant: Jeta është e shkurtër, shijojeni

Ellen DeGeneres mbajti një fjalim emocional gjatë fillimit të emisionit të saj “The Ellen Show” të hënën, i cili do të transmetohet si episodi i së martës.

“Sot është e hënë dhe dje ishte e diel. Ishte ditëlindja ime dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy Awards. Unë isha e nominuar, nuk fitova. Nuk është këtu problemi”, filloi emisionin e saj Ellen.

“Dje ishte një ditë e rëndësishme për mua për të festuar, por ja që morën lajmet tragjike për vdekjen e Kobe Bryant, dhe gjithçka ndryshoi për një sekond. Dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas”.


Ellen DeGeneres (Foto: YouTube)

Komedianja dhe personalitetja e njohur televizive u shpjegoi shikuesve se, shfaqja është xhiruar paraprakisht, episodi që transmetohet të hënën u xhirua javën e kaluar – para se ylli i basketbollit NBA, Kobe Bryant, të humbte jetën në moshën 41-vjeçe, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë të tjerë në një përplasje me helikopter të dielën në mëngjes në Kaliforni.

Fotografi prekëse të Kobe Bryant dhe familjes së tij në ‘Disneyland’, pak javë para vdekjes së basketbollistit
Lexo po ashtu Fotografi prekëse të Kobe Bryant dhe familjes së tij në ‘Disneyland’, pak javë para vdekjes së basketbollistit

Mes lotësh, Ellen vazhdoi fjalimin duke thënë, “Jeta është e shkurtër dhe brishtë, ne nuk e dimë edhe sa ditëlindje do festojmë, vetëm shijojeni jetën”.

“Kështu ju nuk mund të prisni ditëlindjet për të organizuar festë, ju duhet të festoni çdo ditë të jetës suaj. Dhe nëse nuk i keni thënë dikujt që e dashuroni, bëjeni atë. Tregoju njerëzve që i do. Telefonoji miqtë tuaj. Përqafoni ata”, thotë ndër tjerash Ellen.

Bryant ishte mysafir i shpeshtë i Ellen, madje kësaj të fundit i dha intervistën e parë ekskluzive që pas largimit nga NBA në vitin 2016, si golashënuesi i tretë në historinë e NBA, duke përfunduar dy dekada me Lakers.

Ai gjithashtu u shfaq në Ellen në prillin e kaluar, kur, përveç të tjerave, diskutoi për gruan e tij të dashur, Vanessa dhe vajzat e tyre.

Në atë kohë, ata po prisnin fëmijën Capri, e cila tani është vetëm shtatë muajshe. /Telegrafi/

Kobe Bryant (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si 'Diamond' në ShBA

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses monumental në karrierë, dy nga këngët e saj tejkalojnë 10 milionë shitje dhe certifikohen si 'Diamond' në ShBA

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Kalo në kategori