LAJMI I FUNDIT:

Elkos Group shpallet “Punëdhënësi i vitit 2018”

Elkos Group shpallet “Punëdhënësi i vitit 2018”

Kompanisë Elkos Group, ju shtua edhe një çmim falënderimi nga Oda Ekonomike e Kosovës si “Punëdhënësi i vitit 2018”. Ndikimi makroekonomik i kompanisë Elkos është shumë i lartë brenda dhe jashtë Kosovës, Elkos Group me rritjen e vazhdueshme, investimet strategjike, ka ndikuar konkretisht në ekonominë e Kosovës me zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja të punës në treg.

Elkos Group me pronar Ramiz Kelmendi, është themeluar në vitin 1988 dhe ka mbi 3,000 të punësuar.

Çmimi “Punëdhënësi i vitit 2018” për kompaninë Elkos është falë disa faktorëve që ndikojnë në numrin e madh të krijimit të vendeve të punës.

– Qeverisja dhe lidershipi i kompanisë;
– Përformanca e lartë e kompanisë e drejtuar nga objektivat dhe qëllimet;
– Kultura e kompanisë me orientim drejt progresit të vazhdueshëm;
– Zbatimi i praktikave efektive të burimeve njerëzore, identifikimi i punëtorëve, rekrutimi, seleksionimi, sistematizimi i tyre adekuat dhe analiza profesionale e vlerësimit të performances;
– Idetë dhe inovacionet e vazhdueshme brenda firmës;
– Mundësitë e zhvillimit profesional; dhe
– Mjedisi në punë, siguria, motivimi i punëtorëve, etj.

Elkos Group do të vazhdoj të kontribuoi në forma të ndryshme drejt rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë vendore. #ElkosGroup #RepublicOfKosova #Dhjetor2018