LAJMI I FUNDIT:

Elina Duni promovon albumin e ri

Elina Duni promovon albumin e ri

Këngëtarja Elina Duni ka njoftuar rikthimin e saj me albumin “Partir”.

Këngët e kënduara dhe të kompozuara nga Elina Duni, do të promovohen në Radion Kombëtare Zvicerane, që ka përgatitur një emision të veçantë transmetimi për promovimin e këngëtares me rastin e prezantimit të këngëve më të reja.

Duni ka shprehur mirënjohje e saj në Facebook ku njofton se “Albumin “Partir” mund ta keni në duart tuaja nga 13 prilli në Zvicër, ndërsa në pjesën tjetër të Evropës dhe SHBA-së mund ta gjeni duke filluar nga 27 prilli.

”Partir” ka këngë në gjuhën shqipe, melodi të cilat janë dhe duke u transmetuar në radio kombëtare të Zvicrës. Për transmetimin e projektit më të ri të këngëtares dhe kompozitores shqiptare Elina Duni është përkujdesur gazetari i njohur zviceran, Arnaud Robertin.