LAJMI I FUNDIT:

Eliminoni barin e padëshiruar përgjithmonë nga kopshti, por që lulet të mbeten të padëmtuara

Eliminoni barin e padëshiruar përgjithmonë nga kopshti, por që lulet të mbeten të padëmtuara
GettyImages

Katër metoda plotësisht natyrale

Adhuruesit e luleve të cilat i kanë në oborr apo në kopshtin e tyre të vogël e dinë se sa mund dhe kohë janë të domosdoshme gjatë muajve të ngrohtë që t’ua kushtojnë kopshtit që të jetë perfekt dhe bukur.


Megjithatë, 99 për qind e tyre nuk dinë se si t’ia dalin në krye me barin i cili vazhdimisht mbin në të gjitha anët dhe prish bukurinë e kopshtit të cilit ia kanë kushtuar aq shumë kohë dhe dashuri, andaj vazhdimisht duhet që nga fillimi ta ndukin barin. Dhe as që ju shkon në mend se sa vërtet është e thjeshtë!

Ekzistojnë disa zgjidhje natyrale, të cilat për një kohë të gjatë do t’ju lirojë nga bari i padëshiruar në kopsht, ndërkaq lulet tuaja të mrekullueshme me atë rast do të mbeten të paprekura! – transmeton Telegrafi.

Kripa e kuzhinës

Thjesht, qitni kripë direkt në bimë apo bëni tretje nga dy filxhanë ujë dhe një filxhan kripë kuzhine.

Spërkatni barin e padëshiruar me tretjen e përgatitur dhe ai do ta eliminojë.

Mielli i misrit

Shërben si preventivë kundër rritjes dhe si vrasës i bimëve të padëshiruara.

E gjitha që duhet të bëni është që të qitni pak miell misri në bar apo në vendin ku nuk dëshironi që të mbijë.

Uthulla

Spërkatni fletët apo kërcellin e barit me uthull të pastër alkooli apo molle. Këtë metodë mbase do të duhet ta përsërisni, posaçërisht kur bie shi pas qitjes së uthullës.

Thartira e uthullës përgjithmonë do ta eliminojë barin, mirëpo kini kujdes që pikat të mos përfundojnë në lule apo në barin e dëshiruar. Me kujdes qitni ujë të vluar sipër barit dhe do të eliminohet përgjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori