LAJMI I FUNDIT:

Eliminoi Giovanni Falconen dhe kreu mbi 100 vrasje mizore: Kush është mafiozi italian që u lirua nga burgu pas 25-vjetëve?

Eliminoi Giovanni Falconen dhe kreu mbi 100 vrasje mizore: Kush është mafiozi italian që u lirua nga burgu pas 25-vjetëve?

Bosi i mafias siciliane, Giovanni Brusca, krimet e tmerrshme të të cilit përfshijnë tretjen e trupit të një fëmije në acid, është liruar nga burgu.

I quajtur “vrasësi i njerëzve”, Brusca ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Italisë antimafia, Giovanni Falcone.


Por Brusca u bë një informator, duke ndihmuar prokurorët të gjuanin mafiozët e tjerë, transmeton Telegrafi.

Lirimi i tij pas 25 vitesh burg ka zemëruar të afërmit e viktimave të tij, raporton bbc.

“Ai ka bashkëpunuar me drejtësinë vetëm për të marrë përfitimet, nuk ishte një zgjedhje intime personale”, i tha Rosaria Costa, e veja e një polici i cili vdiq në sulmin ndaj Falconse, për gazetën e përditshme Corriere della Sera.

Maria Falcone, motra e gjyqtarit, tha se ishte “trishtuar” nga lajmi se drejtësia e liroi nga burgu Bruscan.

“Pavarësisht se çfarë mund të mendojë dikush për mizoritë që bëri në atë kohë, kishte një bashkëpunim… Le të mos harrojmë se ai dha informacion mbi sulmet si në Sicili, ashtu edhe në tërë Italinë”, tha kryeprokurori i anti-mafias, Federico Cafiero De Raho. “Është e qartë, gjykatësit besuan se ky ishte afati i duhur i burgimit”, shtoi ai.

Disa politikanë italianë dënuan lirimin e Bruscës. “Pas 25 vitesh burg, shefi i mafias Giovanni Brusca është një njeri i lirë. Kjo nuk është ‘drejtësia’ që meritojnë italianët”, tha Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë të Lidhjes.

“Është një grusht në stomak që të lë pa frymë”, tha Enrico Letta, kreu i partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Ai tani do të ketë periudhën katër vjeçare që të dëshmojë se ka hapur një faqe të re në jetë ose sërish do të përfundojë prapa grilave.

Po kush është Giovanni Brusca?

Brusca, tani 64 vjeç, ishte një figurë kryesore e familjes kriminale siciliane e njohur si Cosa Nostra.

Në vitin 1992, ai shpërtheu bombën që vrau hetuesin kryesor të anti-mafias italiane, gjyqtarin Giovanni Falcone, në një nga çështjet më famëkeqe të vrasjeve në vend.

Gruaja e Falcones dhe tre rojet e tij u vranë gjithashtu në sulm, kur Brusca vendosi gjysmë ton eksplozivi nën rrugën pranë Palermos që po udhëtonin së bashku.

Ky sulmi ndodhi dy muaj pas vrasjes së kolegut të Falcones, Paolo Borsellino, e cila tragjedi trazoi shtetin italian dhe rezultoi në sjelljen e ligjeve të reja të ashpra anti-Mafia.

Brusca ka rrëfyer rolin e tij në më shumë se 100 vrasje, transmeton Telegrafi.

Një nga më të tmerrshmet ishte vrasja e Giuseppe Di Matteo, djalit 11-vjeçar të një mafiozi tjetër që e kishte tradhtuar.

Brusca e rrëmbeu dhe torturoi djalin para se ta mbyste gjersa trupin ia treti në acid – si rezultat, familja e fëmijës nuk mund ta varroste.

Pas arrestimit në vitin 1996, ai u kthye në dëshmitar të shtetit në mënyrë që të ulte dënimin e tij.

Ai ndihmoi hetuesit të gjurmonin gangsterët përgjegjës për disa sulme mafioze në vitet 1980 dhe 1990. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori