Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, sot në disa zona të Komunës së Klinës, është organizuar aksioni i eliminimit të deponive ilegale (të ngurta). Dardan Bashota, zyrtar për Mjedis në Drejtorinë e Urbanizmit në Klinë, tregon se deri më tani janë eliminuar 30 deponi ilegale kryesisht në zonat rurale. Aksioni për pastrimin e ambientit (eliminimin e deponive ilegale) do të vazhdojë ditëve në vijim deri në eliminimin e gjithë deponive.
Bashota apelon të qytetarët që të mos hedhin mbeturina vend e pa vend, por në vendet e caktuara, ngase gjitha fshatrat janë në sistemin organizativ të grumbullimit të mbeturinave. “Të gjithë duhet të kujdesemi për një ambient më të pastër, ngase kjo ndikon që të kemi shëndet më të mirë”, thotë Bashota.
Aksionin dhe financimin e këtij projekti e ka bërë Komuna e Klinës, e cila është e përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të pastër për qytetarët dhe në shumë vende ka vendosur shenja ndalimi për hedhjen e mbeturinave. Njëherësh kërkohet nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe bashkërisht të krijohet një ambient sa më i mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251