LAJMI I FUNDIT:

Elif Dalifi në TM kids, gjashtë vjeçarja që ka pasion fustanet dhe modën

Elif Dalifi në TM kids, gjashtë vjeçarja që ka pasion fustanet dhe modën

Elif Dalifi nga qyteti i Tetovës është pjesëmarrësja e radhës në TM kids.

6 vjeçarja në emisionin e fëmijëve rrëfeu shumë gjëra interesante nga jeta e saj.

Elifi mendonte që në të ardhmen të bëhet një juriste e suksesshme ose një matematiciente, ndërsa nuk i pëlqente profesioni i mjekes.

Ajo tregoi se ka një vëlla të vogël me të cilin luajnë së bashku, nuk grindeshin, mirëpo as nuk ia jepte lodrat e saj!

Elifi rrëfeu dhe pasionin që ka për veshjet.
I pëlqenin fuatanet e bukura dhe gjithçka rreth modës.

Ajo tha se po të kishte ndonjë shitore do të shiste fustane.

Elifi dhuroi një energji pozitive me përgjigjet e saja tek ekipi ynë, ndaj ju ftojmë që edhe ju të ndiqni rrëfimin e saj.