LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Po bëhen përpjekje për realizimin e investimeve kapitale

Elezi: Po bëhen përpjekje për realizimin e investimeve kapitale

“Në Buxhetin e Maqedonisë ka pagesë të shkëlqyeshme të të ardhurave me realizim prej 47 për qind nga e planifikuara, ndërsa deficiti buxhetor është 0,7 për qind apo një e katërta nga i projektuari”.

Këtë e theksoi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të realizohen investimet kapitale dhe në qoftë se ka nevojë do të bëhet ribalanc, për çka në Ministrinë e Financave kanë analiza të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Bëjmë përpjekje dhe të gjitha institucioneve u bëjmë presione që t’i realizojnë investimet kapitale në periudhën e ardhshme. Për këtë arsye bëmë edhe analiza të caktuara, nëse ka nevojë do të bëhet ribalanc i buxhetit që t’i sistemojmë atje ku ka nevojë nga shfrytëzuesit buxhetor që të realizohen”, theksoi Elezi.

Lidhur me akuzat për huamarrjen, zëvendësministrja tha se përfundimisht me vitin 2016 borxhi publik merrte pjesë me 48,5 për qind të BPV-së ose 4,7 miliardë euro dhe se në fund të vitit 2017 borxhi i përgjithshëm publik është zvogëluar në 47,2 për qind të BPV-së.

“Në fillim të vitit 2018 ose vetëm në janar MF pagoi mbi 200 milionë euro borxh të marrë nga vitet paraprake, gjegjësisht pagoi kredi në vitin 2013 nga 95 milionë euro, ndërsa gjithashtu para kohe është paguar bono”, deklaroi Elezi dhe shtoi se nga viti 2008 deri në vitin 2016 borxhi dyfish është rritur ose nga 23 për qind nga BPV-ja arriti deri në vlerë rekorde prej 48,5 për qind nga BPV-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori