LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Deri më tani mbi 30.000 kompani kanë aplikuar për masat, së shpejti masa të reja!

Elezi: Deri më tani mbi 30.000 kompani kanë aplikuar për masat, së shpejti masa të reja!

“Jemi në drejtim të përgatitjes së masave të reja për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë vendore, tani me krizën shëndetësore e cila gradualisht po humb intensitetin, krijimi i masave të reja do të jetë stimul shtesë për ekonominë vendore”, thotë zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi.

Sipas saj, përmes masave të ndërmarra janë ndihmuar shumë kompani dhe qytetarë dhe ruajtur vende pune, gjithësej, numri i kompanive që kanë marrë ndihmë dhe që kanë aplikuar për ndonjë nga masat që i kemi sjellë janë rreth 30.000, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Interesim të madh ka pasur për ndihmën financiare për rrogë prej 14.500 denarë për të punësuar, për të cilën masë kanë aplikuar mbi 23.359 kompani ose rreth 30 % të subjekteve aktive, për këtë masë kanë aplikuar 6000 ushtrues të veprimtarisë vetëpunësuar ose mbi 45% nga të regjistruarit”, thotë Elezi.

Ajo thotë se nga linja kreditore KOVID 1 përmes Bankës për Zhvillim janë aprovuar 631 kërkesa nga kompanitë me 5588 të punësuar, për linjën e dytë KOVID 2 janë pranuar 2400 aplikime, thirrja është shpallur më 29 prill dhe do zgjasë deri më 13 maj 2020 dhe se ë shpejti përmes bankave komerciale do të plasohet linja e levërdishme për kredite të reja për kompanitë në vlerë prej 51 milion euro.

“Lehtësimet tatimore nga pagesa e paradhënieve për tatim në fitim dhe tatimin personal për muajin mars, prill dhe maj 2020, janë shfrytëzuar nga 1300 kompani, dhe janë aprovuar 1800 aplikime që janë në shqyrtim të sipërm.Me këtë sipas vlerësimeve paraprake me masat janë siguruar ndihma prej mbi 30.000 kompani dhe janë ndihmuar 250.000 vende pune. Gjatë masave janë ndihmuar dhe qytetarët që janë pjesë e ekonomisë joformale për të ndihmuar përmes ndihmave sociale ku nga 3 Prilli janë pranuar 970 kërkesa për ta ushtruar të drejtën e ndihmës sociale dhe rrjedhimisht shqyrtohen kërkesat. Ne jemi partner me biznes sektorin dhe me qytetarët dhe sëbashku do ia dalim të përballojmë krizën dhe ti kthehemi normalitetit dhe rritjes ekonomike”, njofton mes tjerash Shiret Elezi, zëvendësministre e financave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori