Elai publikon këngën e re "California"

Rap-artisti i njohur shqiptar, Elai, ka sjell një tjetër projekt të ri muzikor.
"California" mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti, miksimi, 'beat'-i, masterizimi dhe producimi i këtij projekti është bërë nga vet këngëtari.

Ndonëse i ri në skenë, anëtari i grupit "OTR" pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe për një kohë të shkurtër ka mbledhur fansa të shumtë.

I njëjti shquhet për hitet si: "Joti", "Unë me ty", "Lale", "Nokia", "Krenari" etj.

Elai me prejardhje është nga Mitrovica, por jeton dhe vepron prej vitesh në Suedi.
Karrierën muzikore e ka nisur që në moshë të re, gjersa këngën e parë profesionale "Money" e solli në 2019. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/06/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































