LAJMI I FUNDIT:

El-Sisi: Shteti i ardhshëm palestinez duhet të çmilitarizohet, plani i vitit 1967 është i pamundur

El-Sisi: Shteti i ardhshëm palestinez duhet të çmilitarizohet, plani i vitit 1967 është i pamundur

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi tha sot se shteti i ardhshëm palestinez duhet të çmilitarizohet.

Ai shtoi se Palestina mund të ketë një prani të përkohshme ndërkombëtare të sigurisë, e cila do të ofronte mbrojte edhe për Izraelin.


“Ne kemi thënë se jemi gati që ky vend të çmilitarizohet dhe mund të ketë edhe garanci për më shumë forca, të tilla si të NATO-s, Kombeve të Bashkuara, forcat arabe apo amerikane, derisa të arrijmë sigurinë për të dyja shtetet – shteti palestinez dhe ai izraelit”, tha El-Sisi.

Kryeministri egjiptian foli në një konferencë të përbashkët shtypi në Kajro me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez dhe kryeministrin belg, Alexander De Croo.

“Një zgjidhje politike që kërkon një shtet palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967 dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet është i pamundur”, shtoi El-Sisi.

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi u tha gazetarëve në Londër këtë javë se shtetet arabe nuk do të dëshironin të shkonin në Rripin e Gazës, i cili mund të shndërrohej në një “shkretëtirë” me një ofensivë ushtarake izraelite.

“Cilat janë rrethanat në të cilat ndonjë prej nesh (vendet arabe) do të dëshironte të shkonte atje për t’u parë si një armik dhe dikush që duhet të pastrojë rrëmujën izraelite”, pyeti Safadi.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushimi ndërsa të dyja palët do të lirojnë pengjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori