LAJMI I FUNDIT:

El Salvadori, me forcë të re ushtarake për luftimin e bandave

El Salvadori, me forcë të re ushtarake për luftimin e bandave

Qeveria e El – Salvadorit ka krijuar një njësi të re të armatosur për të luftuar bandat kriminale nëpër zona rurale.

1000 forca speciale për luftimin e këtyre bandave janë të pajisura me helikopterë, makina të blinduara dhe armë luftarake.


Zyrtarët shpresojnë që kjo do të ndikojë që liderët e bandave të armatosura të marrin vendim për zhvendosje nga qyteti.

Por në El – Salvador ka rreth 70 mijë anëtarë të bandave, ku vendi ka një nga normat më të larta të vrasjeve të botë për shkak të luftërave që bëhen mes këtyre bandave.

Nënkryetari i El – Salvadorit, Oscar Ortiz,në ceremoninë e krijimit të kësaj force tha se janë duke krijuar mekanizma për të eliminuar shkallën e dhunës, e cila ka krijuar shumë gjak dhe sakrificë në këtë vend.

Muajin e kaluar presidenti Sanchez Ceren, e kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme me udhëheqësit e bandave, të cilët po drejtojnë sulmet nga burgjet.

Si masë parandaluese për këtë, 299 anëtarë të nivelit të lartë të bandave is hin transferuar nëpër burgje të tjera.