LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutivi i BE-së ofron 1 miliard euro për të ndihmuar në rindërtimin e pjesëve të goditura në Turqi pas tërmetit

Ekzekutivi i BE-së ofron 1 miliard euro për të ndihmuar në rindërtimin e pjesëve të goditura në Turqi pas tërmetit

Ekzekutivi i BE-së do të japë 1 miliard euro për të ndihmuar rindërtimin në Turqi, pas tërmeteve shkatërruese më 6 shkurt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është bërë e ditur nga kreu i Komisionit Evropian në nisjen e një konference ndërkombëtare për të mbledhur mbështetjen pas një tërmeti shkatërrues atje muajin e kaluar.


Ursula von der Leyen, tha se tërmeti vrau rreth 50,000 njerëz në Turqi dhe Sirinë fqinje, fatkeqësia më e madhe natyrore në rajon në vite.

“Miliona njerëz janë tani të pastrehë dhe jetojnë në tenda ndërsa dimri vazhdon”, citohet të ketë thënë ajo në fillim të konferencës.

“Ne duhet të mobilizohemi për rindërtim. Shtëpitë, shkollat dhe spitalet duhet të rindërtohen, me standardet më të larta të sigurisë sizmike. Uji dhe kanalizimet dhe infrastruktura e tjera kritike duhet të riparohen, gjithashtu. Shërbimet publike dhe bizneset kanë nevojë për kapital për të rifilluar”.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se Komisioni do të shpenzojë 108 milionë euro të tjera për ndihmën humanitare dhe rimëkëmbjen e hershme në Siri, ku Bashkimi Evropian nuk ka lidhje diplomatike me presidentin Bashar al-Assad për një luftë që kishte filluar në vitin 2011.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) vlerësoi “barrën totale financiare të katastrofës së tërmetit” për Turqinë në rreth 103.6 miliardë dollarë dhe tha se arrinte në 9 për qind të PBB-së së parashikuar të vendit për vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori