LAJMI I FUNDIT:

Ekuipazhi në bordin e aeroplanit hapësinor Virgin Galactic feston nisjen e suksesshme, misioni i parë komercial hapësinor i kompanisë shkoi sipas planit

Ekuipazhi në bordin e aeroplanit hapësinor Virgin Galactic feston nisjen e suksesshme, misioni i parë komercial hapësinor i kompanisë shkoi sipas planit

Ky është momenti kur ekuipazhi në bordin e aeroplanit hapësinor të Virgin Galactic festoi misionin e parë komercial të kompanisë.

Studiuesi italian Walter Villadei dhe instruktori i astronautëve të kompanisë Colin Bennett ndanë një moment festiv brenda anijes kozmike, që u largua nga atmosfera e Tokës dhe u ngjit në ‘skajin’ e hapësirës për të kryer eksperimente shkencore, transmeton Telegrafi.


Ky është një moment historik për Virgin Galactic, që u themelua nga Richard Branson në 2004, me qëllimin për të ofruar fluturime komerciale në hapësirë – një arritje që u deshën vetëm 20 vjet për t’u arritur.

Fluturimi i parë komercial në hapësirë i Virgin Galactic do të fillojë sot
Lexo po ashtu Fluturimi i parë komercial në hapësirë i Virgin Galactic do të fillojë sot

Dita e sotme shënoi misionin e parë të kompanisë, në vend të një fluturimi testues. Misioni 90-minutësh filloi nga Spaceport America në New Mexico rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Aeroplani-raketë, i njohur si Unity, ishte i lidhur me një “mothership” një aeroplan transportues të quajtur VMS Eve.

Eva është një lloj aeroplani transportues që dërgoi Unity, 44,500 ‘këmbë’ mbi sipërfaqen e Tokës për ta lëshuar atë. Unity ndezi shtytësin e tij dhe e mbylli sapo arriti në hapësirë.

Në kulmin e fluturimit, aeroplani hapësinor ‘i hapi’ krahët e tij dhe u hodh mbi atmosferën e planetit tonë, duke i lejuar burrat të përjetojnë pamje epike të kufirit përfundimtar për disa minuta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori