LAJMI I FUNDIT:

Ekuadori prezanton “biçikletat elektrike” për banorët

Ekuadori prezanton “biçikletat elektrike” për banorët

Në Quito, kryeqytetin e Ekuadorit, është prezantuar biçikleta elektronike. Përdoruesve iu është ofruar kjo biçikletë elektronike e krijuar sipas programit BiciQuito, si mënyra më e mirë për të shmangur trafikun dhe ndotjen e ajrit si dhe për të promovuar këtë lloj mënyre të shëndetshme jetese.

Biçikletat e reja pritet të dalin në treg nga data 17 prill. Tashmë banorët e Quito do të pajisen me një bateri me litium, bateri që karikohet sa herë që drejtuesi i biçikletës do ta pedalojë atë.


Kjo pajisje e re do të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e përpjekjeve fizike për të lëvizur e pedaluar rreth e përqark qytetit, që gjendet në 2800 metra mbi nivelin e detit. Ata që e kanë programuar dhe ideuar këtë biçikletë, shpresojnë që kjo metodë do t’ia lehtësojë banorëve përdorimin dhe navigimin në qytet.

Zyrtarët kanë qenë të zënë duke trajnuar përdoruesit potencialë sesi t’i përdorin këto biçikleta.

Edhe pse ngjasojnë me biçikletat e zakonshme, në fakt këto biçikleta elektrike, janë rreth 30 kg më të rënda.

Këto biçikleta janë pa para, që do të thotë se përveç blerjes së biçikletës, nuk do të ketë asnjë taksë por fillimisht përdorues it duhet të regjistrohen përpara se të lëvizin me to.

Cristina Kelat, një banore e Quito, ishte shumë e emocionuar rreth biçikletës së saj të re elektrike.

“Shpresoj që ky projekt i ri të inkurajojë njerëzit që të nisin të përdorin biçikleta të reja për përdorim të gjerë publik, të bëjnë më shumë ushtrime fizike, atëherë askush nga ne nuk do të ndalojë së pedaluari. Në fakt, nëse ti ndalon së pedaluari, biçikleta fiket. Ndalon. Nëse t’i fillon të pedalosh, edhe ajo ndalon” tha kelat.

Në Quito, biçikleta nuk është një mënyrë popullore për të lëvizur.

Luis Ivan Rodriguez, një përfaqësues i Fondacionit “Biciaccion” që inkurajon përdorimin e biçikletave, tha se shpreson që sa më shumë njerëz ti bashkohen këtij projekti dhe të lëvizin sa më shumë mbi dy rrotat.

“Kemi parë rritje të njerëzve që përdorin biçikleta, kemi parë rritje të numrit të njerëzve që janë ndërgjegjësuar për përdorimin e biçikletës. Vetëm 30 minuta në ditë, bëjnë mirë për ushtrimin e trupi dhe mendjes. Ka një rritje të numrit të çiklistëve dhe numër të personave që përdorin biçikletën si mjet të transportit publik. Shpresojmë që ky numër të vazhdojë të rritet edhe më tej” tha Rordriguez.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 500 mijë automjete lëvizin çdo ditë në qytetin me 2.4 milionë banorë.

“BiciQuito” është pjesë e planit jeshil për kryeqytetin, që përfshin edhe ndërtimin e një linje metroje, transmeton kp.

Qeveria vendore në Quito ka investuar 900 mijë dollarë në blerjen e 300 biçikletave elektrike. Sipas informacioneve të publikuara në ueb-faqen zyrtar, BiciQuito konsiston në 658 biçikleta të shpërndara në mbi 25 stacione BiciQuito, të cilat janë vendosur në qendrat më të mëdha tregtare të kryeqytetit ekuadorian dhe në distriktet më të mëdha financiare.

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kalo në kategori