LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohen tetë persona si dhe janë arrestuar pesë të tjerë me urdhër arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tetë persona si dhe janë arrestuar pesë të tjerë me urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti deri më tani, mbështetur edhe nga njësit e ndryshme policore dhe nga institucionet tjera, ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe depërtime.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar pesë persona me urdhër arrest ndërkombëtar.


“Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’.

Më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale ‘Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’.

Më datë 02.01.2024 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale ‘Grabitje e rëndë’, ‘Krim i kryer në bashkëpunim”, ‘Krim i përsëritur’, ‘Zhvatje’ dhe ‘Krim kundër ambientit’.

Më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale ‘Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje’.

Ndërsa, sa i përket ekstradimeve, transferimeve dhe depërtimeve të personave në njoftim thuhet se janë kryer tetë ekstradime e transferime.

“Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.

Më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L, qytetar i RKS, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale ‘Shkaktim i aksidentit me fatalitet’.

Më datë 18.01.2024, është ekstraduar nga Zvicra personi me inicialet B.B, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Mashtrim dhe Falsifikim i dokumenteve’.

Më datë 23.01.2024, është ekstraduar nga Kroacia personi me inicialet A.J, qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’.

Më datë 26.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet E.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ dhe ’Grabitje’.

Më datë 30.01.2024, është ekstraduar nga Italia personi me inicialet F.A., qytetar i RKS, i kërkuar me  urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona.

Më datë 08.02.2024, është kryer depërtim nga SHBA i personit me inicialet D.LL., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘Vrasje’.

Më datë 08.02.2024, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri personi me inicialet Th.S., qytetar i Nigerisë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori