LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë për nder të Sherif Beqës

Ekspozitë për nder të Sherif Beqës

Të mërkurën, më 17 prill 2019, në shënjimin e dhjetëvjetorit të vdekjes së piktorit Sherif Beqa, në shtëpinë e Kulturës së Qytetit të Shtimes, është hapur ekspozita e titulluar ‘Reinkarnacion artistik’.

Me këtë rast u ekspozuan mbi tridhjetë (30) punime të realizuara në periudhën gjatë pushtimit dhe gjatë dhjetëvjetëshit të parë të lirisë. Veprat artistike të piktorit që u përkujtua, sa me mall, e po aq edhe me krenari, ishin të realizuara në teknika dhe materiale të kombinuara, tema boshte e të cilave ishte motivi i atdhedashurisë, duke pasqyruar vuajtjet e popullit të shtypur nga tirania para çlirimit, ndërsa një pjesë e veprave kishin reflektimin e realitetit të ri në vend, duke mos lënë anash as aspektin social dhe natyrën e vdekur.