LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë e hartave të vjetra nga koleksioni i Afrim Ethemit

Ekspozitë e hartave të vjetra nga koleksioni i Afrim Ethemit

Një ekspozitë me harta që datojnë nga shekulli XV deri në shekullin XVIII, është hapur në COD, nga një koleksion i Afrim Ethemit, me titull “Hartografia evropiane dhe territoret shqipfolëse”.

Në sallën “Tako Artistin” gjenden 36 harta si dhe pesë atlase. Hartat datojnë që nga vitet 1500 e më pas dhe paraqesin kryesisht harta të Evropës, Evropës Juglindore e sidomos Ballkanit, gjë që i jep kësaj ekspozite dhe koleksioni një karakter të posaçëm.