LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë e armëve, autoblindave, dronëve dhe demonstrim me qenë të trajnuar – shënimi i 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

Armë, autoblinda, motorë e pajisje të forenzikës, ishin vendosur sot në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë të cilat u ekspozuan për të shënuar 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Ekipi i Telegrafit qëndroi gjatë ditës në sheshin “Skënderbeu”, për të parë nga afër pothuajse të gjitha pajisjet e ekspozuara. Por, nuk munguan dhe qytetarët të cilët shuanin kureshtjen e tyre duke i parë nga afër, si dhe shprehnin interesim për të mësuar më shumë për to.

Në këtë ekspozitë të veshur me uniformë të Policisë së Kosovës erdhën dhe nxënësit e klasës së pestë të Shkollës së Mesme të Ultë (ShFMU) “Faik Konica”, në Prishtinë.

Nxënësit e ShFMU “Faik Konica”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Ata shikuan nga afër një moment të veçantë kur një nga qentë e trajnuar për identifikimin e lëndëve narkotike bëri gjetjen e objektivit të tij.

24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

E, në lidhje me punën dhe trajnimin e këtyre qenve, Telegrafi intervistoi Xhelal Halilin, i cili është pjesëtar i njësisë K9 si dhe instruktor për qentë.

Halili tha se janë disa lloje të qenve të cilët janë të trajnuar si për identifikimin e lëndëve narkotike, për armë e eksploziv si dhe për personat e zhdukur dhe në kërkim.

Ai po ashtu tha se aktualisht në njësinë e tij janë diku 60 qenë të trajnuar.

Qentë e trajnuar të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Sa i përket kohës së trajnimit për një qenë, ai tha se merr përafërsisht katër deri në gjashtë muaj, varësisht nga lloji i gjetjeve.

Qentë e trajnuar të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërsa, Faton Lahu, nga Njësia Speciale për trajtimin e mjeteve eksplozive u shpreh se njësia e tij bart një sërë mjetesh të cilat shërbejnë për identifikimin dhe bartjen e mjeteve eksplozive.

“Njësia jonë mision ka trajtimin e mjeteve eksplozive. Mjetet të cilat i kemi shërbejnë për identifikimin e mjetit për ta bart dhe larguar nga një pozicion në tjetrin. Kemi pajisje nga mbrojtja e eksplozivit. Kemi pajisje me të cilat manipulojmë më to. Kemi pajisje për bllokimin e frekuencave, skaner, për identifikimin e mjeteve shpërthyese, etj”, ka thënë Lahu.

Armët e ekspozuara të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Në një tjetër sektor ishin ekspozuar armë të llojeve të ndryshme, nga më të voglat e deri të ato më të rënda.

Për këtë foli Gëzim Ibrahimi, operator në Njësinë Speciale në Mitrovicë.

Qytetarët në ekspozitë /Foto: Ridvan Slivova/

“Këto armë shërbejnë për të arritur objektivat ligjorë tonat. Të gjitha këto pajisje që i kemi, duke i llogaritur dhe armët e kalibrit të ndryshëm janë për arritjen e objektivave tona”, tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e Shërbimit Shëndetësor në kuadër të Policisë së Kosovës, Lindita Kajtazi, e cila me profesion është interniste endokrinologe tha se sektori i mjekësisë është i përbërë nga mjekë, infermierë dhe sektori i psikologjisë është i përbërë nga psikolog dhe këshilltarë rajonal.

Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Sipas saj, qëllimi kryesor është ofrimi shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përfshirë personelin e uniformuar dhe stafin civil.

“Ofrojmë rekomandime mjekësore, përkrahim rastet e veçanta shëndetësore të një kategorie më serioze duke i ndihmuar me pushime mjekësore dhe ofrimin e kompensimeve materiale në mungesë të sigurimit shëndetësorë. Kemi dhe aktivitete të ndryshme vetëdijësuese”, ka thënë Kajtazi.

Ndryshe, në kuadër të shënimit të 24 vjetorit të Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha stacionet policore qytetarët zhvilluan vizita. /Telegrafi/

Vizitat e qytetarëve “Porta e Hapur” në stacionet e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Nxënësit e SHFMU “Faik Konica”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori