LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Realitete të zgjeruara”

Ekspozita “Realitete të zgjeruara”

Sot, në Galerinë “Qahili”, hapet ekspozita “Realitete të zgjeruara”, e Monika Kropshoferit.

Arti i Kropshoferit është arti i dialogut ku fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.

Arkitektura dhe elementët e saj si fasadat, dritaret, shkallët… janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të saj. Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.

Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bonit.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 12 tetor 2019.