LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Në vendin e gjarpërinjve” vjen në Shkup

Ekspozita “Në vendin e gjarpërinjve” vjen në Shkup

Pas turneut në disa qytete evropiane prej 21 mars deri 21 prill, ekspozita unikate “Në vendin e gjarpërinjve” do të arrijë në Shkup. Gjithë vizituesit e “Skopje City Mall” do të kenë mundësi të shohin dhe përjetojnë këtë ekspozitë disa ditore, e cila është një mundësi e rrallë.

“Në vendin e gjarpërinjve” është ekspozitë origjinale, e vetmja e këtij lloji në lidhje me shpërndarjen dhe prodhimin. Kjo ekspozitë paraqet gjarpërinjtë në mënyrë kreative dhe do t’u mundësojë vizituesve të ballafaqohen me këto kafshë mistike.

Gjarpërinjtë janë të mirënjohur për të gjithë, nga të rinjtë deri tek më të moshuarit. Ato shfaqen përmes mitologjisë dhe imazhet e tyre të frikshme mund të gjenden në shumë tregime të cilët flasin për këto krijesa fantastike.

Ekspozita përbëhet nga skulptura të mëdha të dragonjve, vezë gjigante, vitezë dhe zbulime të tjera misterioze.

Brenda programit do të organizohen edhe udhëtime edukative për të vegjlit çdo të premte nga ora 18:00 deri në orën 20:00, të shtunën dhe të dielën nga ora 13:00 deri 15:00 dhe nga 18:00 deri 20:00, ku do të mësojnë shumë për këto krijesa të mrekullueshme, si dhe punëtori për fëmijët që do të mbahen çdo të shtunë dhe të diel nga ora 12:00.

Artikull i sponsoruar