LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita e Shyqri Nimanit për 28 Nëntor: Edhe pse në moshë të shtyer, e ndjeja veten të obliguar ta nderoja qytetin e Pejës

Ekspozita e Shyqri Nimanit për 28 Nëntor: Edhe pse në moshë të shtyer, e ndjeja veten të obliguar ta nderoja qytetin e Pejës

Në ditën historike për shqiptarët, 28 nëntorin në Galerinë e Arteve në qytetin e Pejës, profesori Shyqri Nimani bëri promovimin e monografëve dhe hapjen e Ekspozitës Retrospektive.

I shoqëruar nga miq dhe dashamirë të artit të cilët kishin shkuar që ta nderojnë vetë profesorin dhe t’ia urojnë ditëlindjen, festën e 28 nëntorit dhe hapjen e ekspozitës.


Njëri ndër ta ishte edhe profesor Muhamed Kërveshi. Ai tha se dita e sotshme është një festë e dyfishtë edhe për shkak të ekspozitës së profesor Nimanit.

“Sot kjo kremte është e dyfishtë: e ideait shqiptar, flamurit tonë të artit tonë, që na perketë dhe që i përkasim, të përqafuar në praninë tonë të gjelbër. Ngjyra në piktura të Nimanit është ende fjalë-poezi dhe tingull muzikë”, u shpreh ai.

Ndërsa si obligim edhe pse në moshë të shtyrë që ta organizojë këtë ekspozitë e ndjente vetë Shqyri Nimani, ai i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit duke i uruar edhe vetë qytetarët e Pejës për festën e 28 nëntorit.

“E ndjeja vetën të obliguar edhe pse në moshë të shtyrë, ta nderoja qytetin e Pejës, me këtë ekspozitë personale që ka të bëjë me shpalosjen e monografive. Kjo sepse në shkollën e Artit në Pejë, kisha fillesat e mija dhe përveç kësaj më lidh shumëçka me Pejën. Iu faleminderit të gjithëve”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishte numer i madh i audiencës dhe strukturave lokale si dhe numër i studentëve dhe artistëve.

Ekspozita paraqet disa cikle nga puna 60 vjeçare duke fillua nga studimet e deri në monografin e fundit

Peja si djep i kulturës dhe artit ka dy vjetë e gjysmë që në këtë qytet nuk kishte aktivitete të artit pamor dhe ekspozita të këtij lloji.Ndërsa si mbështetës të ekspozitës së Shyqri Nimanit, ishin familja, Lluka, Dardani dhe Ekremi./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori