LAJMI I FUNDIT:

Ekspertizat në gjykata dhe prokurori nuk i mbikëqyr askush

Ekspertizat në gjykata dhe prokurori nuk i mbikëqyr askush

Vetë fakti se thuajse asnjëherë deri më tani nuk ka pasur ndonjë kontroll apo mbikëqyrje të detajuar mbi ekspertizat ligjore të cilat përdoren nga ekspertët e lëmenjve përkatës në rastin e caktuar në gjykatë dhe prokuroi, doemos lind dyshimin për objektivitetin dhe besueshmërinë e tyre.

Këto dyshime kohë pas kohe janë ngritur edhe në opinion nga njohësit dhe analistët e fushës së drejtësisë, të cilët kanë shprehur edhe shqetësimin se në të shumtën e rasteve ekspertizat në fjalë janë të rrejshme dhe që nuk përkojnë me realitetin.


Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i cili edhe më herët e kishte ngritur shqetësimin e tij për këtë çështje, siç thotë, shumë serioze, dhe se si e tillë, sipas tij, duhet ta ketë vëmendjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë që ballafaqohen me ekspertizat në fjalë, e veçmas, siç tha, duhet ta vërë në lëvizje edhe Prokurorinë e Shtetit në mënyrë për të vërtetuar besueshmërinë e tyre. Kjo, ngase Spahiu pretendon se që nga paslufta, ekspertizat në përgjithësi në shumicën absolute të rasteve janë mbuluar me “ekspertiza” të pavërteta apo edhe të tilla që janë misterioze.

Spahiu thotë se dallaveret janë bërë në fusha të ndryshme, duke filluar, siç tha, nga ekspertët që janë të thirrur të caktojnë përmbushjen e kritereve të një tenderi, ku, sipas tij, ata kanë konstatuar se, për shembull, asfalti i kërkuar me kushte të tenderit është 10 cm dhe është plotësuar, ndërkohë asfalti, de fakto, është bërë 2 cm. Por, raste të tilla ai thotë se ka edhe tek ekspertët ligjorë, të cilët në gjykatë japin ekspertiza të rreme, derisa ato në rastet civile Spahiu thotë se aty nuk ka nevojë fare që ta korruptosh gjykatësin, ngase këtë e bën duke e korruptuar thjesht ekspertin ligjor, ku më pastaj, sipas tij, në bazë të asaj ekspertize edhe e fiton rastin.

“Andaj, dyshimet për këtë lloj krimi, që është bërë që nga paslufta në Kosovë, në emër të ekspertizave të caktuara, deri më tash asnjë ‘ekspert’ nuk është hetuar apo arrestuar për këtë, por këtu mendoj se ka një lidhshmëri në mes të ekspertëve, avokatëve e gjykatësve, por edhe të palëve”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” analisti Nexhmedin Spahiu.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se në parim çfarëdo lloj ekspertize jo vetëm e natyrës penale, por edhe e asaj civile, kërkon që ekspertët e lëmit përkatës të jenë të kyçur.

“Nëse ata me vetëdije japin shënime të gabueshme, të rrejshme apo edhe të falsifikuara, kjo është vepër jashtëzakonisht e rëndë penale, ngase, përveç dënimeve që janë të parapara me burg. Gjithashtu rastet e tilla e dëmtojnë shumë rëndë edhe kredibilitetin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi”, tha Gashi, shkruan Kosva Sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori