LAJMI I FUNDIT:

Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, arkitektët: “Kushdo që e ka ekzekutuar punën, mbikëqyrësi dhe ai që e ka bërë pranimin teknik janë flliqnia e këtij vendi”

Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, arkitektët: “Kushdo që e ka ekzekutuar punën, mbikëqyrësi dhe ai që e ka bërë pranimin teknik janë flliqnia e këtij vendi”

Dy ditë pasi ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria, dy arkitektë, Visar Geci dhe Gëzim Kastrati kanë dalë me një raport pasi kanë bërë ekspertizën e çatisë së objektit, i cili ra të enjten me ç’rast i shkaktoi lëndime të rënd trupore një vajze si dhe shkaktoi dëme të tjera materiale duke rënë mbi vetura.

Arkitekti Geci, në raportin e tij ka thënë se në 48 orët e fundit kanë punuar pa ndërpre me kolegun e tij Gëzim Kastrati për ta identifikuar problemin që ka shkaktuar dëmtimin e kulmit të Komunës së Prishtinës ku si pasojë një pjesë e saj ka rënë në tokë dhe e ka lënduar rëndë një qytetare.


Geci ka thënë se “ekspertiza e kësaj natyre nuk kishte me mjaftuar vetëm prej arkitektëve pasi që kjo asht fushë specifike e inxhinierëve të ndërtimtarisë, andaj na u ka dashtë me u konsultu detajisht me inxhinierë të ndërtimtarisë Dipl. Ing. Arber Mucaj që e kemi pas edhe kolegë të studimeve në Technische Universität Graz (TU Graz)”.  Ai tha se përvoja nga tërmeti në Shqipëri ku ishin si vullnetarë dhe organizuan një grup të madhe ekspertësh nga Kosova që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në ato ditë të vështira të nëntorit me ç’rast u dekoruan me mirënjohje nga Qeveria e Shqipërisë dhe kjo përvojë i ka ndihmuar ta konstatojnë më lehtë shkakun e dëmit.

Policia jep detaje për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës, një femër e lënduar dërgohet në QKUK
Lexo po ashtu Policia jep detaje për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës, një femër e lënduar dërgohet në QKUK

Më tej në raportin e arkitektëve Geci e Kastrati thuhet se në këso situata të ndjeshme duhet medoemos të zgjidhen profesionistë për konsulta.

“Raporti në vazhdim tregon arsyet pse ka ardhur deri te avaria e kulmit në objektin e Komunës së re të Prishtinës.

Kulmi përgjatë perimetrit të tij ka pasur strehë 

Si pasojë e erërave, presioni i krijuar nën strehën e kulmit e ka nda konstrukcionin e kulmit nga muri vertikal ku kulmi ka peshuar. Pas pamjeve dhe hulumtimeve në teren kemi hasur në shumë parregullsi të ekzekutimit të punimeve në konstrukcionin e kulmit.

Karrigat e kulmit janë të ndërtuara jashtë standardeve dhe nga materiali i dobët. Mungonte ANKERIMI adekuat me fileta dhe profile metalike si dhe lidhjet e drurit sipas normave 

Kapriatat apo konstruksioni primar sipas dëshmive në teren rezulton të jetë i ekzekutuar mire dhe si i tillë nuk është dëmtuar e as nuk është shkaktarë i dëmit 

Nga hulumtimi në teren shihet qartë se nuk është ekzekutuar ASNJË ankerim i brinakëve por ato vetëm mbështeten mbi murin e jashtëm. Kjo është arsyeja kryesore pse erërat disa herë kanë dëmtuar këtë kulm.

Konstruksioni sekondarë apo brinaket, përpos që nuk janë ankeruar me fileta metalike për murin perimetrik (Trau nga betoni i armuar) ato në shumicën dërmuese të rasteve janë kapur me gozhda dhe jo fileta apo profile adekuate metalike sipas normave.

Dritarja në kulm është tërësisht jashtë normave apo standardeve apo jo e dedikuar për kulme.

Në foto shihet qartë që nuk është qelq i siguruar

Konstruksioni primar dhe ai sekondar’ si duket asht i vjetër dhe nuk është ndërhy së fundmi. Por janë dokumentet që e dëshmojnë atë!”, thuhet në raportin e  Dipl.Ing./MSc.Arch. Gëzim Kastrati

Dipl.Ing./MSc.Arch. Visar Geci.

“Kushdo që e ka ekzekutue këtë punë, mbikqyrësi dhe ai që e ka ba pranimin teknik jan’ flliqina e k’ti vendi! Pa pik’ morali e etike pune! Edhe me ju pas’ urdhnu me tytë pushke n’ball’ me ba kët’ vepër t’flliqt u dasht mos me ba sepse e keni dit’ SIGURT që dikon ka me marr n’qafë! Me ba deri n’kit nivel k’so “gabime” nuk asht punë mosdije por asht poshtërsi e papërgjegjësi e bane qëllimisht!” (sic.), thuhet në fund të raportit të arkitektëve Visar Geci e Gëzim Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori