LAJMI I FUNDIT:

Eksperti tregon se si të zhbllokoni hundën në 15 sekonda

Eksperti tregon se si të zhbllokoni hundën në 15 sekonda

Sekreti është te presioni

Sezoni i ftohjeve, viruseve dhe infeksioneve respiratore ka filluar dhe kjo do të thotë vetëm një gjë, shumë njerëz do të kenë problem me hundë të bllokuar, e cila pa dyshim është një simptomë zhgënjyese dhe e pakëndshme e problemeve të frymëmarrjes.


Në një video, fizioterapisti James Moore ndau udhëzime se si të zgjidhni sa më lehtë problemin e hundëve të bllokuara.

Një hundë e bllokuar ose kongjestion nazal është një gjendje e mukozës së trashur të hundës që çon në qarkullim të vështirë të ajrit.

Zhbllokimi i pasazheve nazale me akupresurë

Fizioterapisti James Moore postoi një video në llogarinë e tij në TikTok në të cilën ai shpjegon se si thjesht të zhbllokoni hundën tuaj. Kjo video është bërë shumë e njohur në mesin e shumë përdoruesve, transmeton revista Shape, përcjell Telegrafi.

Në video, Moore ushtron presion në pika të caktuara në fytyrë dhe kështu zhbllokon rrugët e frymëmarrjes së hundës në pak sekonda.

Vendosni dy gishtat e dorës së djathtë në anën e majtë të hundës dhe shtypni në të djathtë. Me gishtin e madh të dorës së majtë, shtypni zonën e faqeve në të majtë të hundës nga brenda dhe lart. Mbajini duart në këtë pozicion për 15 sekonda dhe merrni frymë thellë për të zhbllokuar hundën e bllokuar, pastaj përsëriteni në anën tjetër nëse është e nevojshme.

Hunda ju është bllokuar, por nuk jeni i ftohur: Ndoshta bëhet fjalë për këtë sëmundje
Lexo po ashtu Hunda ju është bllokuar, por nuk jeni i ftohur: Ndoshta bëhet fjalë për këtë sëmundje

Edhe pse ky truk tingëllon shumë i thjeshtë, a funksionon vërtet?

Përdorues të shumtë kanë shkruar në komentet poshtë videos së Moore se e kanë provuar trukun dhe se ndihmon.

– Kjo teknikë përdor vetë-masazh për të lehtësuar presionin mbi sinuset. Kur keni presion dhe dhimbje në sinus, sinuset dhe muskujt pranë hundës mund të jenë të buta dhe të shtrënguara. Lëvizja e hundës dhe më pas masazhimi i këtyre vendeve çon në rrjedhje dhe qarkullim më të mirë të gjakut në fytyrë. Kjo lejon që muskujt/sinuset të çlirojnë presionin, gjë që i shtyn sinuset të nxjerrin mukusin, shpjegoi Moore.

#stuffynose #massage #viral #tiktoktaughtme ♬ original sound – Moore Wellness

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori