LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Vendimi i BQK-së për Monego është një sinjal i keq për investitorët e huaj në Kosovë

Ekspertët: Vendimi i BQK-së për Monego është një sinjal i keq për investitorët e huaj në Kosovë

Investimet e huaja direkte në Kosovë viteve të fundit kanë shënuar rënie dhe këtë për shkak se nuk ka siguri juridike. Ky konstatim dhe shumë të tjera u thanë nga njohës të ekonomisë në një debat televiziv.

Sipas ish-drejtorit të OEK-ut, Safet Gërxhaliu, Kosova me vendimet e fundit në aspktin ekonomik, nuk ka dhënë mesazh të duhur pë rinvestitorët e huaj. Ai tha se që nga shpallja e pavarsisë në Kosovë ka pasur rënie të investimeve të huaja. Kjo rënie tha Gexhaliu ndodhë sepse Kosova nuk po ofron siguri dhe po merr vendime populliste e arbitrare me të cilat po bën që investitoret të largohen nga Kosova dhe të shkojnë në vendet e rajonit.


Ai mori shembull edhe marrjen e licensen së “Monego”, duke thënë se BQK-ja me vendime të tilla,po i bën dëm Kosovës” “Unë nuk kamë lexuar askund se në Kosovë kanë ardhur dy brende të sektorit financiar mirëpo kemi dëgjuar dhe është top lajm që ato po largohen apo po penalizohen. Një sjellje të tillë nuk i bënë ndërë Bankës Qëndrore dhe institucioneve të kosovës,  duhet të kuptohet  që ato kompani nuk kanë ardhur në mënyrë të egër në Kosovë por që kanë kaluar në filtera në BQK”, deklaroi Gërxhaliu. Ai shprehu dyshime se pas këtij veprimi mund të qëndrojnë grupe të caktuara të interesit. “Të sillesh ndaj tyre në këtë mënyrë për mua është një dështim i BKQ-së dhe një sjellje e tillë ndaj dy kompanive le hapsirë për lidhje direkte të një grupi të interesit në këtë cëshjte sesa dëmi që thuhet se mund të kenë bërë këto kompani, dhe  nëse kanë bërë dëm atëherë pse vazhdohet të mbledhen të njejtat shuma me të njejta kamata”, tha Gërxhaliu.

Kurse ish-shefi i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica duke shpjeguar rënien e investimeve të huaja tha se  vendimi i BQK-së në formën siç është marrë është arbitrar dhe si i tillë sipas tij dërgon mesazh të keq tek investitorët huaj të mundshëm në Kosovë. “Vendimin e BQK,  për Monego, dhe kompaninë tjetër, nuk e shoh të drejtë. Nëse ti ke një institucion financiar i cili është shtrirë dhe ka punësuar qindra njerëz, veprimi që mund ta marrësh ndaj tyre në praktika ndërkombëtare nuk është që ti të shkosh me një vendim të drejtpërdrejtë dhe ta mbyllësh të nesërmen, dhe kjo pastaj të paraqitet si rast kriminal. Ne nuk mund të japim gjykimin, ndërkohë po gjykohen pa ndodhë rasti, dhe cka  nëse gjyqësori vendos ndryshe atëherë kush do të ia kthej imazhin”, theksoi Huruglica.

Ai tha se jo veç ky rast por me disa vendime që janë marrë pa ndonjë analizë të hollësishme Kosova nuk ka treguar seriozitet, ndërkohë janë bërë interpretime të ndryshme duke pasur edhe cilësime kriminale. Kjo qasje sipas tij është e rrezikshme dhe largon edhe më shumë investitorët e huaj. “Nëse ne dërgojmë  këso  mesazhe ata të cilët i lexojnë mund të thonë se si mund të shkohet për të investuar kur nuk ke siguri juridike”, tha Huruglica. /rtk/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori