Parashikimi i Qeverisë për rritje ekonomike prej 3.7 për qind janë një mision i pamundur, sepse gjatë gjithë vitit 2017 Maqedonia sërish do të jetë në një krizë të thellë politike dhe rritja ekonomike e vendit këtë vit me gjasë do sillet rreth 2,2% dhe nuk do të jetë proporcionale në të gjithë sektorët e ekonomisë, por në kurriz të politikave selektive duke favorizuar veprimtari të caktuara dhe duke “goditur” kështu sektorë të tjerë
Na duhet një qeveri e cila në tërësi do të ndryshojë politikën buxhetore dhe në vend që shteti të dikton zhvillimin ekonomik në vend, kjo të jetë në duart e bizneseve të cilët duhet të diktojnë rritjen ekonomike.
Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) dhe ekspertëve ekonomik, parashikimi i Qeverisë së mëparshme për rritje ekonomike prej 3.7 për qind janë një mision i pamundur, sepse gjatë gjithë vitit 2017 Maqedonia sërish do të jetë në një krizë të thellë politike dhe rritja ekonomike e vendit këtë vit me gjasë do sillet rreth 2.2% dhe nuk do të jetë proporcionale në të gjithë sektorët e ekonomisë, por në kurriz të politikave selektive duke favorizuar veprimtari të caktuara dhe duke “goditur” kështu sektorë të tjerë.
“Duke marrë në konsideratë periudhën në të cilën po kalojmë, periudhë e paqartësive të mëdha dhe mbi të gjitha kohë kur të gjithë subjektet politike të cilat pretendojnë të drejtojnë qeverinë e ardhshme ndodhen përballë gjykimit të elektoratit që i ka votuar, pres që megjithatë të kemi një qeveri që kryesisht do merret më shumë me çështje të legjislacionit se sa një qeveri proaktive përballë zgjidhjes së problemeve ekonomike”, thotë për KOHA, Arben Halili, anëtar i Këshillit Drejtues të OEMVP-së.
Njëherit, ai thekson se nuk mund të bazohen këto rritje në mjete që nuk janë të krijuara brenda, por që huazohen nga jashtë e pastaj mbulohen me fonde të brendshme dhe të jashtme, e që krijojnë ngushtica të sektorit privat, si vonesat e kthimit të TVSH-së, apo mjetet që disponojnë bankat e që shkojnë për financim të shtetit. “Nuk mund të presim që viti 2017 të jetë viti kur mund të ndodhin mrekulli ekonomike, megjithatë duhet patjetër të jetë viti kur do ndodhë stabiliteti i vërtetë ekonomik përballë parashikimeve që duhen të jenë reale nga ana e institucioneve përkatëse, respektivisht Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave, për një rritje ekonomike mes 3 për qind dhe 3.5 për qind”, thotë Halili.
Edhe përkundër parashikimeve më stabile të ambientit të biznesit në vitin 2017, ai thotë se Maqedonia ende ka disa probleme të brendshme dhe të jashtme që ja vështirësojnë skenarin pozitiv të rritjes ekonomike për këtë vit. “Gjithsesi më e rëndësishme që duhet të realizohet është të kemi një qeveri stabile, që nuk do ketë target përmirësimin e subjekteve ekonomike në periudhën e ardhshme, por përkundrazi do jetë e fokusuar në reforma cilësore të cilat në periudhë afatmesme edhe mund të jenë të dhimbshme, por si të tilla patjetër të ndodhin”, thotë Halili. Kjo, sipas tij, nënkupton çlirimin e sistemit gjyqësor nga ndikimi politik, orientimin i investimeve kapitale në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, përmirësim të sistemit shëndetësor, depolitizim dhe ngritje të cilësisë së sistemit arsimore, dhe mbi të gjitha, implementimin dhe respektimin në praktikë të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal.
“Maqedonia përballë këtyre reformave të domosdoshme duhet parë si një tërësi dhe jo si dy Maqedoni paralele, njëra që fillon nga Shkupi dhe përfundon në Ohër dhe Strumicë kur kemi të bëjmë me investimet, dhe një Maqedoni tjetër të përfshinë edhe pjesën Perëndimore ku kryesisht kemi të bëjmë me realizimin e inspektimeve të ndryshme, apo edhe gjenerimin e të ardhurave për të mbushur buxhetin e shtetit”, thotë Halili.
Analisti ekonomik Sllobodan Najdovski thotë se është pesimist për parashikimet e Qeverisë se rritja ekonomike deri në fund të vitit 2017 mund të jetë 3.7 për qind. “Edhe nëse kjo rritje prej 3.7 për qind do të ishte e realizueshme nuk do të ishte si rezultat i aktiviteteve ekonomike, por si rezultat i disa harmonizimeve teknike, gjegjësisht se në cilat sfera do të ketë rritje.
Nëse viteve të kaluar kishim rritje ekonomike, kjo është falë sektorit të ndërtimtarisë që punuan në projektit “Shkupi 2014. Tani për këtë projekt do të kemi më pak angazhim të firmave ndërtuese, kështu që aspak nuk mund të presim që të kemi rritje ekonomike prej 3.7 për qind”, thotë Najdovski. Sipas tij, që të mund të arrihet parashikimi për rritje ekonomike prej 3.7 për qind në vitin 2017, atëherë duhet të kemi një Qeveri që do ta ndryshon komplet politikën buxhetore dhe do ta liron sektorin privat.
“Në vend që shteti të jetë punëdhënësi kryesor, biznesmenët duhet të jenë ata që do të udhëheqin me ekonominë, sepse vetëm kështu mund të kemi rritje ekonomike. Nëse edhe më tej vazhdohet me politikën e vjetër të rritjes ekonomike, do të kemi vetëm mashtrime se vendi mund të ecë përpara e të kemi rritje ekonomike”, thotë Sllobodan Najdovski, analistë ekonomik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Aktivistja Blenda Asllani e quan ‘të kundërligjshëm’ vendimin e rektorit të UP-së për pezullimin e profesorit Krasniqi
Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre