Shkencëtarët thonë se shtrëngimi i duarve, një simbol tradicional i miqësisë, është mënyra jonë për të “nuhatur” dikë që sapo kemi takuar.
Ata zbuluan se njerëzit në mënyrë të pandërgjegjshme përdorin prekjen kur shtrëngojnë duart për të ” nuhatur” substancat kimike të njëri-tjetrit.
Gjatë eksperimentit, shkencëtarët përdorën kamera të fshehta dhe vëzhguan sjelljen e njerëzve, ndërsa i përshëndesnin me dhe pa shtrëngim duarsh. Kur kishte shtrëngim duarsh, njerëzit preknin fytyrën shumë më shpesh pas përshëndetjes, d.m.th., ngrinin dorën në hundë, sesa kur nuk kishte kontakt fizik.
Shkencëtarët besojnë se është një formë delikate e “nuhatjes” dhe kjo ndodhte veçanërisht shpesh kur përshëndeteshin njerëz të të njëjtës gjini.
Ata janë të bindur se ky zbulim do të hedhë dritë të re se si fenomeni i shtrëngimit të duarve pranohet mes njerëzve si një përshëndetje bazë dhe një mënyrë për të realizuar miqësinë.
Shtrëngimi i duarve përdoret shpesh si një mënyrë për të bërë një marrëveshje, por është gjithashtu një mënyrë e pavetëdijshme për të kapur aromën e një personi tjetër.
Shumë kafshë përdorin shqisën e nuhatjes për t’u njohur më mirë, prandaj qentë gjithmonë nuhasin njëri-tjetrin kur takohen, transmeton KP.
“Është shumë e mundur që shtrëngimi i duarve të ketë lindur si një mënyrë për të kapërcyer mungesën e kontaktit fizik mes njerëzve. Duke qenë se nuk kemi më erë si gjitarët e tjerë, na duhej një mënyrë tjetër për të mbledhur “të dhënat e nuhatjes” për një person tjetër”, thotë neurologu Idan Frumin.
Gjatë eksperimentit, shkencëtarët regjistruan fshehurazi 271 persona ndërsa një nga anëtarët e ekipit i përshëndeti.
Përfundimi është se pjesëmarrësit kanë nuhatur dorën e djathtë (ajo me të cilën kanë shtrënguar duart) dy herë më shpesh kur kanë shtrënguar duart me një person të së njëjtës gjini, sesa kur nuk kanë shtrënguar fare duart. Nga ana tjetër, kur shtrëngonin duart me një person të gjinisë së kundërt, ata nuhatën shumë më rrallë dorën e djathtë, por shumë më shpesh dorën e majtë.
Përveç regjistrimit të tyre, shkencëtarët i lidhën pjesëmarrësit me një pajisje që matë rrjedhën e ajrit përmes hundës në momentin që preknin fytyrën me dorë, në mënyrë që të përcaktonin nëse vërtet po nuhasin dhe përgjigja ishte po.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre