Ekspertët e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të befasuar me fitoren bindëse të Vetëvendosjes. Ata përmendin sfidat që ka Kosova, ndër to edhe dialogu me Serbinë.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Richard Caplan është shprehur i befasuar nga fitorja bindëse e Vetëvendosjes.
“Është një fitore shumë më e madhe se e zgjedhjeve të kaluara. Prioriteti kryesor i Kurtit duket se nuk do të jetë dialogu, por kujtojmë se Biden gjatë një telefonate me Vuçiqin foli më te për rëndësinë që ka dialogu dhe njohja reciproke. Edhe Kurti do të vihet në presion që të rikthehet në tavolinën e negociatave. Unë mund të them se kjo status quo nuk është e mirë për asnjërën palë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Richard Caplan.
Ndërsa hulumuesi britanik, Aidan Hehir Aidan Hehir thotë se qytetarët në Kosovë votuan për ndryshime rrënjësore, përcjell Telegrafi.
“Kosova ka pasur shumë nevojë për një ndryshim të tillë. Njerëzit janë lodhur nga kasta e vjetër politike dhe mënyra se si kanë shkuar punës. Papunësia dhe mungesa e perspektivës ka detyruar qytetarët që të kërkojnë ndryshime rrënjësore. Qeveria duhet t’ua kthejë besimin qytetarëve. Unë kuptoj se shumë njerëz duan që kjo qeveri të dështojë sepse preferonin që Kosova të udhëhiqej nga kasta e vjetër politike e PDK-së dhe LDK-së”.
Hehir thotë se fitorja e Kurtit dhe Osmanit është një mesazh edhe për Bashkimin Evropian.
“Situata me dialogun tashmë ka ndryshuar. Trump dhe Grenell nuk janë më. Administrata e Biden është e prirur të jetë më konstruktive në raport me dialogun. Bashkimi Evropian e ka kuptuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka dështuar tashmë dhe se diçka në këtë drejtim duhet të ndryshojë. Kjo fitore e thellë e Kurtit dhe Osmanit është një mesazh se mënyra e vjetër e të bërit politikë ka përfunduar tashmë”.
Hehir në fund ka vlerësuar lartë organizimin e zgjedhjeve në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City