LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët kanë vendosur: Këto janë tri bimët më të mira për çdo shtëpi

Ekspertët kanë vendosur: Këto janë tri bimët më të mira për çdo shtëpi

Nëse jeni person i cili do të blejë lule vetëm që i pëlqejnë, kem lajme të këqija për ju, sepse nuk rriten të gjitha llojet e luleve në të njëjtin ambient

Njëri ndër shkaqet është edhe ai që shtëpia juaj është plot me dhoma me burime të ndryshme të dritës, transmeton Telegrafi.


Ekspertët e HomeAdvisor, kanë veçuar tri bimët të cilat mund t’u përshtaten hapësirave të juaja jetësore.

Epipremnum aureum, është ideale për banjën tuaj, sepse pastron ajrin nga grimcat toksike, gjë që është posaçërisht i mirë në ditët e dimrit.

Kjo bimë kërkon dritë me hije, ajër të freskët dhe të lagësht për ujitje. Për këtë shkak këtë bimë duhet ta mbani në banjë.

Fikusi benjamin eliminon helmet dhe shton sasinë e oksigjenit, prandaj duhet ta mbani në dhomën e ditës. Veç kësaj, ka dukje shumë interesante dhe kultivohet lehtë. Duke pasur parasysh që kjo bimë mbahet në dysheme, shmangeni nëse keni nxehje nën dysheme.

Druri Crassula ovata simbolizon lumturinë, prandaj rekomandohet ta mbani në korridor ku përshëndetni me njerëzit të cilët hyjnë në shtëpinë tuaj. Kjo bimë mund të arrijë lartësinë edhe deri në një metër e gjysmë.

Sipas Feng-shuit, kjo bimë sjell para dhe tërheq energji mbushulluese. Edhe pse këto bimë ndoshta ju duken të ngjashme, gabim e keni. Për këtë shkak blini të tria, nëse dëshironi të keni bimë të cilat gjithmonë do të kenë jetë të gjatë në banjën, dhomën dhe korridorin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori