LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët gjermanë: Harrojeni Istrën e Kroacisë, zgjidhni Vlorën në Shqipëri

Ekspertët gjermanë: Harrojeni Istrën e Kroacisë,  zgjidhni Vlorën në Shqipëri

Ekspertët gjermanë të turizmit u kanë sugjeruar qytetarëve të tyre të zgjedhin Vlorën në Shqipëri, në vend të gadishullit të madh të Istrias në detin Adriatik, duke e cilësuar këtë të fundit si shumë të shtrenjtë për të kaluar pushimet, shkruan në një artikull e përditshmja italiane “LaVoce del Popolo”.

“Istria? Harrojeni, shumë e shtrenjtë. Kthehuni në drejtim të Vlorës, Shqipërisë”, kështu shkruajnë mediet gjermane që merren me turizmin dhe shqyrtojnë mundësitë e pushimeve të bashkëqytetarëve të tyre në sezonin e ardhshëm turistik.


Rreth 10 vjet më parë, Kroacia ishte një destinacion turistik shumë i lirë.

Por, kjo ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Pjesa veriore e Istrias, për shembull, është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e alpinistëve gjermanë.

“Në përputhje me kërkesën, por edhe për shkak të kalimit nga kuna kroate në euro, çmimet janë rritur ndjeshëm vitin e fundit”, shkruan “Fenix Magazine”, duke iu referuar një investigimi të kryer nga televizioni gjerman RTL.

“Në verën e vitit 2023, turistët duhej të paguanin edhe 50% më shumë për të njëjtin akomodim në krahasim me vitin e kaluar”, raportuan gazetarët e Berlinit, transmeton ATSh.

“Shanset që çmimet të bien këtë verë janë të pakta. Prandaj, qyteti bregdetar shqiptar i Vlorës u sugjerohet pushuesve gjermanë si një alternativë kundrejt Istrias”, theksojnë gazetat.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori