LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e sigurisë kibernetike në Kosovë: Është vërejtur një kampanjë për të imituar portalin “eKosova”

Ekspertët e sigurisë kibernetike në Kosovë: Është vërejtur një kampanjë për të imituar portalin “eKosova”

Komuniteti virtual XOR ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt kanë vërejtur një kampanjë mjaft specifike duke imituar portalin kryesor të Republikës së Kosovës “eKosova”.

Bëhet fjalë për komunitetin virtual XOR që thuhet se është themeluar dhe ndërtuar nga një grup i profesionistëve me një sfond në fushën e teknologjisë informative me theks të veçantë në sigurinë kibernetike.


Dhe sipas një njoftimi të tyre, cak i kampanjës kanë qenë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes së cilës është tentuar tu vidhen kredencialet personale për qasje në platformën “eKosova”, përcjell Telegrafi.

“Aktualisht domain kryesor i përdorur në këtë kampanjë është jashtë funksionit por duke parë qe ende është bërë cache nga google. Domain është regjistruar sikur ‘Punnycode Domain’ me datën: 2022-02-11. N–EOSOVA-RKS-GOV-QIC[.]NET kur konvertohet ne text domain: eķosova-rks-gov[.]net”, është thënë në një njoftim të publikuar në Facebook.

Ndryshe, ”eKosova” është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike. /Telegrafi/