Ekspertë të EULEX pritet të zbresin në Tiranë për të ndihmuar policinë shqiptare në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve. Këtë e bëri të ditur Zëvendësshefi i Sektorit Ekzekutiv të Policisë, Misioni EULEX, Kosovë, Oliver Hoffman, gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme në Tiranë, me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Thelbi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes palëve, ndërkohë që zv/shefi Misionit EULEX, Hoffman vuri në dukje nevojën e hetimeve afatgjatë.
“Për këtë prioritet do të dërgojmë ekspertë që do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve”, tha Hoffman.
Ai theksoi gjithashtu edhe gatishmërinë e misionit EULEX në drejtim të shkëmbimit të informacioneve të rëndësishme për hetimin e veprave të ndryshme kriminale të kryera nga grupe që mund të veprojnë në të dy vendet, si dhe krijimin e lehtësirave për organizimin e takimeve rajonale me Shefat e Policive të vendeve të rajonit me qëllim koordinimin e veprimeve të luftës ndaj krimit.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako vlerësoi ndihmën e ofruar nga Hoffman, duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla si dhe e siguroi se Policia e Shtetit do të jetë një nga partne rët kryesorë në luftën ndaj krimit. Po kështu, do të jetë e hapur ndaj çdo lloj bashkëpunimi me qëllim rritjen e sigurisë në rajon. “Lufta kundër terrorizmit është prioritet dhe bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm”, tha Çako.
Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të kryera nga Hoffman me drejtues të Policive të rajonit, me qëllim vendosjen e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit. Gjatë këtij takimi, nga të dyja palët u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit e radikalizmit, kontrollit të kufijve si dhe në drejtim të shkëmbimit të informacioneve apo hetimeve të përbashkëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Sot me shi e shkarkime rrufesh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen