LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë kibernetike reagon pas vendimit që ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë, jep ide që ndihmojnë zbatimin e tij

Eksperti i sigurisë kibernetike reagon pas vendimit që ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë, jep ide që ndihmojnë zbatimin e tij

Kriza e javëve të fundit me energji elektrike ka bërë që Qeveria e Kosovës të merr vendim për ndalimin e prodhimit [mining] të kriptovalutave në tërë territorin e vendit.

Sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë.


“Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës. Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante, të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Rizvanollit, përcjell Telegrafi.

Pas këtij njoftimi, ka reaguar eksperti i sigurisë kibernetike Hekuran Doli duke treguar se si duhet zbatuar ky vendim.

Kriza energjetike ndalon 'prodhimin' e kriptovalutave në Kosovë
Lexo po ashtu Kriza energjetike ndalon 'prodhimin' e kriptovalutave në Kosovë

“Një ide do te ishte që aktiviteti komunikimit i Data Syncing (procesi i Sinkronizimit të të Dhënave) të cilësohet si shkelje (Intrusion) dhe të ndalohet në Intrustion Detection & Prevention System (IDPS) në nivel të providerëve [ofruesit e shërbimit] të internetit”, ka theksuar Doli.

Ditë më parë, me 57 vota për, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. /Telegrafi/