LAJMI I FUNDIT:

Eksperiment interesant: Çfarë ndodh nëse bëni 100 galiçe në ditë

Eksperiment interesant: Çfarë ndodh nëse bëni 100 galiçe në ditë
(Foto: Pexels)

Çiklisti britanik, James Lowsley-Williams, i njohur ndryshe si Hank, vendosi të testonte se çfarë do të ndodhte nëse bënte 100 ulje galiç (squats) në ditë.

Duke qenë fizikisht joaktiv për një kohë për shkak të COVID-it, ai kishte nevojë për një sfidë për t’u rikthyer në formë, ndërsa gjithë procesin e realizoi në bashkëpunim me Global Cycling Network, në kanalin e të cilit në YouTube regjistroi përparimin e tij.


Ai donte të testonte nëse ‘squats’ kishin ndonjë efekt në performancën e tij në çiklizëm. Në total, ai bëri 3.000 të tilla. Çdo ditë duhej të bënte 100 galiçe duke përdorur peshë 10 kg.

Trajnerët tregojnë sa kohë duhet të bëni galiçë për të parë rezultatet e para
Lexo po ashtu Trajnerët tregojnë sa kohë duhet të bëni galiçë për të parë rezultatet e para

Shumë shpejt e kuptoi se diapazoni i plotë i lëvizjes që kërkohet për ‘squats’ është mjaft sfidues. Që në ditën e parë pas përsëritjes së pestë të ushtrimit, tha se do të pendohej për këtë eksperiment. Edhe pse ditët e para ishin sfiduese për shkak të dhimbjes së muskujve, James nuk donte të dorëzohej.

Pas dy javësh, dhimbja u qetësua, por ai përsëri ndjente ngurtësi, veçanërisht kur lëvizte me biçikletë dhe në atë moment arriti në përfundimin se nuk kishte kaluar asnjë ditë pa dhimbje në muskuj.

Pas 30 ditësh dhe 3.000 galiçe, pa një përmirësim në forcën e tij në çiklizëm. Gjithashtu theksoi se gjumi ndikoi shumë në mënyrën se si ndihej dhe sa mirë mund t’i kryente ushtrimet dhe aktivitete të tjera të përditshme. /Telegrafi/