Më 01, 02 dhe 3 shkurt u mbajt konferencën më të madhe në botë për shitje “10X Growth”, organizuar nga Grant Cardone në Majami të Floridës, përkatësisht në stadiumin Marlins Park dhe ishin gjithsej 12 ndërmarrës të jashtëzakonshëm, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre në shitje dhe marketing. Ngjarjen e ndoqën 30 mijë pjesëmarrës nga mbarë bota.

Në këtë konferencë ishte edhe trajneri i njohur i shitjes nga Kosova, Denis Gafuri, i cili ka shkuar që të fitoj njohuri të reja dhe tregon përshtypjet e tij se ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë me vlerë.

“Kjo konferencë ishte e bazuar në mendimin e duhur, i kombinuar me sasinë e duhur të veprimeve në të gjithë interesat e jetës tonë, për të arritur një jetë të jashtëzakonshme”, tha Gafuri.

Ai tregon se cilat ishin pikat më interesante që i ka nxjerr nga konferenca “10X Growth”.

“Kur takohesh me njerëz mendo se çka ka aty për ata (çka mund të bësh për ata); Shitja është krejt, aftësia më e vlefshme që mund ta kesh; Shite veten së pari (ndërto raport, fitoje besimin) e pastaj shite shërbimin apo produktin që e ofron; Krijo jetë të pakufishme duke u përmirësuar në shitje; Suksesi ynë është i bazuar sa njerëzit për rreth neve janë duke punuar mirë; Bëje listën e prioriteteve – must do, have to dhe fuck lisit (mos u merr me to); Jep më shumë se që merr; Është e pamundur të teprosh më shpenzime në marketing (mos kurse në marketing); Hiqini pengesat në raporte bashkëshortore; dhe Vendosni objektivat e përbashkëta strategjike afatgjate si partner dhe askush nuk mund t’iu thyej”, tregoi ai.

Folësit në konferencën “10X Growth” ishin: Grant Cardone, Steve Harvey, John Maxwell, Ryan Deiss, Russell Brunson, Sara Blakely, Elena Cardone, Tai Lopez, Daymond John, Pete Vargas, Jesse Itzler dhe Bethenny Frankel.

Gafurri tha se këta folës ndanë pasionin dhe njohuritë e tyre për t’i arritur kufijtë e karrierës.

“Këta folës të rangut botëror, që përfaqësojnë numër të industrive të ndryshme në shitje, marketing dhe përvoja të bizneseve, ndanë pasionin dhe njohuritë e tyre për të shtyrë kufijtë e asaj që mendojnë se është e mundur në karrierën tuaj, paratë tuaja dhe në jetën tuaj”, tha Gafuri. /Telegrafi/