Marrja në pyetje nga autoritetet zvicerane e reperes nga Ferizaji, Loredana Zefi, bëri bujë gjithandej në media.
E përditshmja zvicerane “20 minutes” kishte treguar historinë se si çifti 50-vjeçar ka hedhur akuza ndaj rap-artistes dhe vëllait të saj, Beratit, për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.
I përfshirë në disa shkrime pa dëshirën e tij ishte edhe vëllai i madh i reperes, Arsim Zefi, i cili i kontaktuar nga Telegrafi, ka mohuar të ketë lidhje me rastin.
Ai ka thënë se ka ngelur totalisht i shokuar por edhe i zhgënjyer nga disa prej mediave që kanë keqpërdorur emrin e tij.
“Nuk kam të bëjë absolutisht me këtë ngjarje, dhe në asnjë medium zviceran nuk është përmendur emri im. Nuk e di se si disa nga mediat vendore kanë gjetur dhe inflirtuar emrin tim, por të njëjtët do të ndëshkohen me padi, pasi unë nuk kam lidhje me atë çfarë ka ndodhur sot”, ka thënë Arsim Zefi për Telegrafin.

Ai ka thënë se qëllimisht në këtë “zhurmë mediatike” u përfshi edhe bashkëshortja e tij, e cila punon prej vitesh për Ambasadën e Kosovës në Zvicër.
“E gjithë kjo ngjarje është manipulim. Kanë keqpërdorur edhe emrin e gruas time, e cila punon prej një kohe të gjatë për ambasadat, dhe nuk ka të bëjë me këtë rast. Imazhi jonë është dëmtuar dhe mendoj se e gjitha kjo ka qenë e qëllimshme”, ka thënë më tej vëllai i madh i Loredanës.
I pyetur mbi ngjarjen, ai thotë se mund të përgjigjet vetëm në veten e parë, si i përfshirë pa pasur lidhje në këtë rast, gjë për të cilin shpreson që ta gjejë zgjidhjen në organet kopetente të drejtësisë.
“Jetoj prej shumë vitesh në Zvicër dhe ku do të lejonte një shtet si Zvicra ndërhyrjen e mediave në hetime. Sido që të jetë, unë nuk kam qenë i përmendur askund qoftë edhe në mediat zvicerane, për çka vërteton se unë dhe bashkëshortja ime nuk jemi fare pjesë e kësaj historie. Unë përgjigjem për veten time, gruan dhe fëmijët e tij, ndërkohë që të gjithë anëtarët e tjerë janë të lirë të bëjnë çfarë të dojnë”, ka rrëfyer ai më tej.
https://www.instagram.com/p/BwhIYkPlqii/
Tutje, ai shton se “trillimi” i bërë mbi ndihmesën që aludua se Loredana dhe vëllai tjetër ia bënë në rimëkëmbjen e biznesit, ishte gjithashtu një ‘trillim amater’.
“Janë munduar të më njollosin edhe biznesin, duke përfolur se një pjesë e plaçkitjes kinse më ishte dhuruar mua për të shpëtuar nga falimentimi, por e vërteta është se unë kurrë nuk kam qenë në falimentim. Merrem prej shumë vitesh me biznes në Zvicër dhe gjithçka më ka shkuar mirë. Më ka goditur vetëm prishja e reputacionit tim”, ka përfunduar rrëfimin e tij për Telegrafin, Arsim Zefi.
Ndërkohë, Telegrafi mëson nga burimet e afërta me anëtarët e tjerë të familjes, se asnjë nga emrat e përmendur në lidhje me ngjarjen e sotme nuk është në mbajtje, por të gjithë gjenden të lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa